Juristi Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se edhe pse kreu i PD Sali Berisha në deklaratat e tij thotë se nuk i njeh zgjedhjet e 11 majit, sipas tij ato i ka njohur kur komisionerët e PD nënshkruan për rezultatin e zgjedhjeve.
‘Berisha i njohu zgjedhjet nëpërmjet 12 mijë komisionerëve që kanë nënshkruar rezultatin për çdo kuti. Kur një parti nënshkruan dhe njeh rezultatin ky është akti juridik që i bënë zgjedhjet të vlefshme ose të pavlefshme. Nëse ata nuk do të nënshkruanin atëherë do të diskutonim nëse njihen ose jo zgjedhjet. Thonë se do të bëjnë protesta dhe në 1 tetor të gjithë do të marrin rrogën nga mandati i deputetit’, tha ai.
Lajmi kryesor:
Spahiu: Berisha zgjodhi 100% listën ‘Basha’ me në krye Bardhin, tregues i filmit që aktruan lojë luftash (VIDEO)
S.B/I.M/ReportTv.al
