Juristi Kreshnik Spahiu, tha se sipas tij burimi i konflikteve të pronave nuk janë gjykatat, por janë ligjet që kanë bërë partitë për pronat.
Ai tha se pas vrasjes së Skerdilajd Konomit, gjyqtarit të vrarë në 9 shtator 2011 në qytetin e Vlorës, vrasja e Astrit Kalasë është rasti i dytë i një ngjarje të rëndë.
‘Pas vrasjes së gjyqtarit të Skerdilajt Konomit në Vlorë nga grupet kriminale ky është rasti i dytë por duke marr përmasa më të rënda, sepse u vra në sallën e gjyqit, është një precedentë që se gjenë në të gjithë Europë. Por dy kryetar bashkisë ka marr dy vendime të ndryshme njëra ja jep pronarit dhe tjetra ja jep banorëve. Objekti është pronë shtetërore', tha ai.
Lajmi kryesor:
Spahiu: Kriminelët në Shqipëri janë më të paprekshëm dhe kanë më imunitet se gjyqtarët
S.B/I.M/ReportTv.al
