Politikë

Spahiu: Çdo qytetar i thjeshtë, nëse do kërcënonte Altin Dumanin si Meta, do i rëndohej akuza

24 Tetor 2024, 22:07| Përditesimi: 24 Tetor 2024, 22:11

  • Share

 

Kreshnik Spahiu theksoi në 'Frontline', Report Tv se nëse dikush tjetër do kërcënonte Dumanin siç bëri Meta në gjykatë do i rëndohej akuza. Por ngaqë është një personazh si Meta në politikë, prandaj tolerohet.

'Do kishte dhe akuzë për kanosje ndaj autoritetit shtetëror. E ka bërë Ilir Meta dhe e tolerojnë. A shkoi në burg zv. ministrja për një arkë peshku. A shkoi Alda Klosi për para në oxhak, por nuk janë provuar të kujt janë. E arrestuan. Bashkëshorten e Metës është detyrim për paraqitje, nuk shoh tendencë. Kush do ishte rruga për ta mbrojur presidentin, nuk do ishte duke i thënë hajt ti bëjmë presion prokurorit.

Tani nuk ka gjyqtarë ti ndërrojnë masën e sigurimit pasi u ekstremizuan palët duke sharë njëri tjetrin. Gjyqtarët do e kenë të vështirë që mbrojtja ligjore ti jepej një masë më e lehtë. A do arratisje Meta? Mendoj se nuk do arratisej, nuk i ka dalë narkoza e pushtetit. Ende ëndërron.'


Lajmi kryesor:

Spahiu për Report Tv: As mafia italiane nuk ka kërcënuar prokurorët si Meta gjatë arrestimit dhe në gjykatë


G.K/A.A/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?