Politikë

Spahiu: Çudira shqiptare! E djathta europiane dyfishohet, e djathta shqiptare përgjysmohet

8 Shkurt, 19:41| Përditesimi: 8 Shkurt, 20:03

  • Share

TIRANË - Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në Report Tv, këtë mbrëmje protestën e opozitës para kryeministrisë, e cila me fjalimin e Berishës përmbylli tubimin e radhës pas rreth 1 ore.

Spahiu e merr analizën e tij, duke e krahasuar opozitën dhe të djathtën shqiptare me të djathtën në Europë dhe Amerikë. Çuditërisht kudo e djathta po pëson një rritje në numra dhe po merr pushtetin në disa vende, ndërsa vetëm në Shqipëri ndodh që e djathta ka rënie drastike.

'Edmond Arizaj ka bërë një analizë për gjeopolitikën. Se si balancat politike po ndryshojnë. E gjithë e djathta po merr epërsi në gjithë Europën. Po dyfishohet, ndërsa në Shqipëri po përgjysmohet. Dhe e djatha ekstreme është rritur. Nuk bëhet fjalë për një të majtë në Gjermani, Francë, Austri, SHBA. E majta u rafshua. Ndërkohë që në Shqipëri ndodh e kundërta. E djathta nuk prezantohet si lidershipi ri. Aleanca e 5 të pandehurve të SPAK, Berishës, Metës, Ahmetaj, Belerit, Mediut shfaqen si shpresa për ndryshm. Është unike në planet. rotacioni do të vinte përballë një PS dhe kryeministri të dështuar pas 12 vjetësh konsum. Nuk do bëhej fjalë për një mandat të 4. E vetmja arsye që qëndron e palëkundur është mungesa e një lidershipi të djathtë që do ishte ortek. Një e djathtë e fortë do shënonte një rezultat historik. Do kishte një aleat si SPAK', tha Spahiu për Nertil Agalliun.

Spahiu tha më tej, se Partia Demokratike duhej të kishte aleatë SPAK-un, pasi po dërgohen me mijëra zyrtarë për gjykim. Ndërkohë që PD i kundërvihet prokurorisë dhe kjo e bashkon me kauzën e Edi Ramës dhe aleatëve opozitarë, Berisha-Meta-Ahmetaj-Beleri-Mediu.

'Aleati më i madh do ishte SPAK. Ka 1 mijë zyrtarë ë proceduar. Nuk ka ndodhur në asnjë cep të planetit. Në vend që ta ketë aleat për ta shkrirë Ramën, këta thonë do shkrimë SPAK. I bahkon i njëjti hall. 5 aleatët me dosje penale, 5 të pandehur. Keqardhje që edhe media nuk e analizon, rast për doktrinat politike ky fenomen. Bashkohet 5 familje që kanë probleme me ligjin. Dhe të gjithë kanë një qëllim të shkrijnë SPAK. Këtu pastaj hendeku i interesit popullor me interesin këtyre të pestëve.

Në momentin kur 5 aleatët me dosje penale premtojnë pensione rroge askush nuk i merr seriozisht. Aty kishte jerëz të respektuar,kam bindjen aboslute se në atë tubim as 1% nuk kanë lexuar program. Edhe po e shpërndanë do bëhen kaush për fara. Socialistët nuk kanë mbajtur premtimet, demokratët asnjëherë. Afatshkurtët e ka dominuar përmes protestës dhe ka epliksuar kundërshtarët brenda opozitës', theksoi Spahiu.

Ora 19:47
Ironia e Spahiut: PD gjithmonë është e para për protesta, por e dyta në zgjedhje

 

Kreshnik Spahiu komentoi në Report Tv protestën e sotme të opozitës përpara kryeministrisë. Për Spahiun, PD dhe Berisha kanë qenë gjithnjë të parët në protesta, por të dytët në zgjedhje.

Sipas tij, qëllimi i tubimit të Berishës nuk ishte sinjal për Edi Ramën, por për fraksionet brenda PD-së apo partitë e vogla opozitare apo të reja. 

'I çon mesazh Bardhit, Bashës, Tabakut, gjithëve që në radhë të parë nëse doni të jeni deputet listën e bëj unë. I çon fjalë partive të tjera opozitare, që ose nën ombrellën tonë, ose asimilioheni. Ajo që i ka dhënë Berishës epërsi, edhe me Bashën kanë qenë numrat. Protesta nuk ka efekt për përmbysjen e Edi Ramës, ka efekt për përmbysjen e Bashës, e fraksioneve brenda partisë. Që vota për çdo parti tjetër është dëm. A do ketë efekt në zgjedhje, e kam me dyshim. Ka një qasje të dysmitë, Berisha ka qenë kampion në protesta, por nënkampion në zgjedhje. Ai gjithmonë do të ketë protagonizmin opozitar.'

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha planifikon të shpërbëjë SPAK nëse fiton më 11 maj, çfarë mendoni?