Politikë

Spahiu: Diplomatët u habitën kur PD bashkoi votat me PS, kundër hapjes së kutive për vjedhjet e kandidatëve të saj

1 Qershor, 18:20| Përditesimi: 1 Qershor, 18:40

  • Share

 

Juristi Kreshnik Spahiu, deklaroi se pati një habi nga ana e diplomatëve, kur PD bashkoi votat me PS kundër hapjes së kutive për vjedhjet e kandidatve të saj.

Ai theksoi se pretendimi i Berishës për devijimin e 300 mijë votave është një fyerje për qytetarët shqiptarë. 

'Diplomatët u habitën që PD bashkoi votata me PS kundër hapjes kutive për vjedhjet e kandidatve të saj. Një nga pretenidmet e PD është treni bullgar dhe kjo ndodh kur një votues merr një fletë votimi dhe e plotëson në sytë e atij që të jep lekët më pas hyn në qendrën e votimit merr fletën bosh, futet tek pjesa ku votohet dhe pastaj kur del në kuti ai hedh fletën që kishte të plotësuar dhe atë që ishte bosh e fut në xhep. Në konceptin e Berishën do të thotë se u devijuan 300 mijë vota, dhe kjo është një fyerje për shqiptarët që paskan shitur votën për 50 euro. Nëse atij i janë shitur aq njerëz, me çfarë të drejtë i kërkon shtetit zgjedhje të lira kur të janë shitur', tha ai.


Lajmi kryesor:

Spahiu: Fakti që në shesh nuk protestojnë as 400 veta, provon që s’janë vjedhur 400 mijë vota


S.B/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Bëri mirë Berisha që akuzoi Shqipërinë si narkoshtet në samitin e PPE?