Politikë

Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj

13 Mars, 21:57| Përditesimi: 13 Mars, 22:18

  • Share

Juristi Kreshnik Spahiu, mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Frontline’, në Report Tv me Marsela Karapanxho ka komentuar sondazhin ekskluziv të Piepolit në bashkëpunim me Report Tv për muajin mars.

Teksa u ndal tek listat e kandidatëve për deputet të PD, ai tha se disa deputet në lista Berishës ja dha kryeministri Rama.

Sipas tij, Rama deputetët do ja marr mbrapsht sërish pas zgjedhjeve të 11 majit.

‘Gjithë publiku i njeh lëvizjet që do të bëjë Berisha, mbi 50 për qind atë se besojnë as për primaret që bëhen brenda partisë. Ai është i pabesueshëm edhe brenda partisë së vet. Në gjetjen e pyetësorit bindemi se pse Rama ka shpresa të jetë në pushtet, është se ka shpresa se e mbanë Berisha. Shumica janë të bindur se Berisha përdoret nga Rama. Ai është më i interesuar që ta promovojë si kundërshtarin e tij politikë. Mbijetesa e Berishës varet nga ekzistenca e Ramës. Gjysma e emrave të PD ka ikur me miratim të Ramës, një pjesë e tyre do kthehet tek Rama në 12 maj’, tha ai.

Ora 22:16
Spahiu: Partitë e reja, kanë faj historik që nuk u bashkuan kundër Ramës dhe Berishës

 

Juristi Kreshnik Spahiu, në emisionin 'Frontline' në Report Tv mbrëmjen e sotme, u ndal tek besueshmëria e partive të reja.

Ai tha se priste që pritshmëria të ishte më e lartë. Sipas tij, partitë e reja kanë bërë gabim që nuk u bashkuan kundër kryeministrit Rama dhe Sali Berishës.

‘Unë prishja që të ishte më e lartë besueshmëria për partitë e reja. Besueshmëria është jo e lartë dhe arsyet janë se disa nga partitë e reja kanë krijuar konflikt mes njëra- tjetrës. Ky është një gabim i madh dhe një përgjegjësi historike. Disa nga partitë e reja do të mbajnë përgjegjësi historike për një moment që vjen 1 herë në 100 vite. Këto 7 parti që janë 3 të reja dhe të tjerat që kanë qenë pjesërisht në poltikë, duhet që të krijonin polin e tyre politikë duke prezantuar një kryeministër të ri. Partitë e reja thoshin nuk bashkëpunojmë me të vjetërit. Po ku vjen më ky moment historik për ti larguar këta nga politika’, tha ai.  

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?