Politikë

Spahiu: Duhet të procedohen penalisht inspektorët e territorit që lejuan ndërtimet pa leje

22 Korrik, 22:34| Përditesimi: 22 Korrik, 22:43

  • Share

 

Juristi Kreshnik Spahiu, tha se duhet që inspektorët e territorit që i kanë lejuar këto ndërtime pa leje dhe nuk kanë vepruar duhet që të mbajnë përgjegjësi penale.

‘Ata që janë kundër thonë ku ishte shteti. Tani unë po them se çfarë thotë ligji, për një ndërtim pa leje si vepër penale ajo mund të parashkruhet pas 5 vitesh, por s’ka parashkrim administrativ. Nëse e ke shtëpinë pa leje shteti mund ta prish atë. Do të ishte mirë që të mos lejonte padyshim. Inspektorët që i kanë lejuar dhe kanë qenë përgjegjës për të bërë mbikqyrje, ata që janë paguar duhet që të dënohen për shpërdorim detyre. Sepse shpërdorimi nuk është vetëm kur vepron, por edhe kur nuk vepron. Për ata që i kanë lejuar duhet që të mbajnë përgjegjësi penale. Opozita thotë ja ka premtuar Rama, po opozita duhet që të vinte dhe që të bënte premtimin se ata që kanë bërë ndërtime me idenë se do ja legalizojë Rama do ti rrafshohet ndërtesa’, tha ai.


Lajmi kryesor:

Spahiu: Çlirimi i trotuareve dhe prishja e shtesave, s’duhet të ndërpritet si aksioni tritolit në 2013-ën


S.B/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se ka pasur rezultat aksioni për lirimin e hapësirave publike?