Spahiu: E turpshme që opozita mbajti dje krahun e Greqisë dhe jo gazetarëve shqiptarë

3 Nëntor, 12:43| Përditesimi: 3 Nëntor, 13:50

  • Share

 

Juristi Kreshnik Spahiu komenton në Report Tv incidentin me gazetarët shqiptarë, të cilët u mbajtën për rreth 3 orë në kufi nga pala greke, ndërsa ishin nisur drejt Selanikut për të ndjekur takimin e kryeministrit Rama me shqiptarët.

Spahiu tha se është e turpshme se si opozita shqiptare nuk pati një reagim mbi këtë incident duke mbajtur krahun e Greqisë dhe jo të gazetarëve shqiptarë.

“Pse opozita shqiptare dhe Berisha s’kanë dalë me një deklaratë për të mbrojtur gazetarët që u bllokuan në kufi. Opozita që proteston me mosbindje për shumë problematika hesht kur ka shkelje të të drejtave të njeriut në raport me Greqinë. Opozita mbajti krahun e Greqisë dhe jo gazetarëve të Shqipërisë”, tha Spahiu.


Lajmi kryesor:

Spahiu: Rama, kryeministri i parë në 80 vite që tubohet me diasporën në çdo qytet të BE dhe SHBA! E turpshme që opozita mbajti krahun e Greqisë dhe jo gazetarëve shqiptarë


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po japin rezultat protestat e PD-së?