Spahiu: E turpshme që progres raporti i BE, përkthehet si regres nga opozita dhe mediat e saj

31 Tetor, 21:49| Përditesimi: 1 Nëntor, 08:42

  • Share

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në 'Frontline' Report Tv, progres raportin e paraqitur nga ambasadori i BE-së Silvio Gonzato sot në parlament.

Spahiu thekson për Marsela Karapançon se është e turpshme që mediat opozitare marrin vetëm kritikat në progres raport dhe nuk merren me aspektet pozitive të këtij raporti.

'Quhet progres raport dhe jo regres raport. Shqipëria duhet të plotësojë 35 kapituj që janë reforma në çdo sektor të shtetit. Për sa kohë duhet ti plotësojë kuptohet qartë që sot Shqipëria nuk i plotëson kriteret. Kemi ende 35 kapituj për ti plotësuar. A jemi në një moment të rëndësishëm? Jemi në moment historik. 34 vite nuk ka pasur një unanimitet konsensusi europian për Shqipërinë. Meritë e kujt është, rrethana politike, gjeo politike apo një moment i duhur? Duhet parë. E turpshme ajo që ndodh në Shqipëri, gjysma e portaleve thonë Shqipëria është në BE ka plotësuar çdo kërkesë, po të lexosh portalet e opozitës kapin momentet e kritikave.

Ka një palaçollëk dhe mungesë serioziteti në mënyrën si sillemi në sytë e ndërkombëtarëve. Qeveria duhet të jetë realiste, reklamën ja ka bërë vetë BE. Nuk ka nevojë të theksojnë me daulle dhe muzikë aspektet pozitive. Nga ana tjetër opozita që ka 3 vjet me retorikë sovraniste duhet të sillet si të gjithë euro skeptikët. Nëse Be është e njëanshme me qeverinë pse merr aspektet kritike të raportet. Ose injoroje fare. Shpërfilli raportet e BE.'

Spahiu shton se Shqipëria ka përmirësim të ndjeshëm sa i takon pavarësisë së gjyqësorit dhe rritjes ekonomike.

'Një nga progreset më të mëdha janë dy momente, e para lufta kundër korrupsionit dhe pavarësia e gjyqësorit. E dyta rritje e ndjeshme e fuqishme ekonomike me rritjen e turistëve. A kanë të drejtë apo jo nuk më takon mua.'

Ora 23:02
Ironia e Spahiut: Partitë të mos shkruajnë programe, sepse populli nuk i lexon dhe harxhoni letra kot

Kreshnik Spahiu e mbylli 'Frontline' mbrëmjen e sotme me një batutë sa i përket porgrameve politike të partive kryesore. Sipas tij, askush nuk harxhon kohë të lexoj programe politike prandaj partitë më mirë mos harxhojnë letër.

'Sipas një studimi afro 0.5 % e shqiptarëve lexojnë programet e partive politike. As nuk i besojnë as nuk i lexojnë. I bëj thirrje partive mos harxhimi letër dhe të ndotin ambjentin maksimumi për kausha farash do ruhen. Shqiptarët vlerësojnë kostumet e kryetarëve, kollaret, mjekrën.'

Ora 22:49
Spahiu: PD u bashkua me PS për rrogat e deputetëve dhe listat e mbyllura, por jo për rezolutën e BE

 

Kreshnik Spahiu e shikon si të turpshme sjelljen e opozitës që nuk votoi për rezolutën e BE-së. Sipas tij PD dhe opozita e gjejnë mirë gjuhën me Ramën për të votuar amnistinë apo për listat e mbyllura, por jo për rezolutën e BE-së duke dashur bllokimin e Shqipërisë. 

'Moment historik për Shqipërinë, përgjegjësia e liderëve duhet të jetë e nivelit të lartë. Çështja është je patriot apo jo. Kjo opozitë që gjeti dialogun për listën e mbyllur, për të rritur rrogat nga 1000 euro në 3500 euro e gjeti konsensus dialogun me Edi Ramën, bën amnisti politike për të liruar të dënuarit e GJKKO. Kur bëhet fjalë për interesat e Shqipërisë këta e votojnë Shqipërinë dhe shqiptarët.

Mosdhënia e votës për rezolutën është një sjellje antikombëtare. Është sjellje personale nuk ka lidhje me Edi Ramën. Dje u plotësuan 14 kërkesa Fredi Belerit, u gjet dialogu pse nuk gjendet me Gaz Bardhin. Kam 34 vjet që studioj shtetin e së drejtës por nuk i marr vesh.'

Ora 22:24
Spahiu: Projekti SPAK me arrestime është eksperimentuar fillimisht në Sllovaki, Rumani, Bullgari …..

 

Juristi Kreshnik Spahiu shprehet në Frontline se reforma në drejtësi siç po kryhet me SPAK në Shqipëri është eksperimentuar më parë në vende si Çekia, Sllovakia apo Rumania dhe ka rezultuar e suksesshme.

'Reforma në drejtësi nuk është projekt as i Edi Ramës, as i Sali Berishës, as i Ilir Metës. Reforma në drejtësi nuk është projekti sui generis. Shqipëria vendi i fundi që po implementohet. Është bërë në Çeki, Sllovaki, Kroaci, Bosnje, Rumani. Shqipëria ishte bastioni i fundit. Këtë e votoi Rama. Po sigurisht ata ishin në parlament. Edhe Gjykata Speciale u votua nga Hashim Thaçi, dhe sot është në burg. Për këtë arsye them se është një projekt i suksesshëm i SHBA dhe BE, që e quajnë sukses të tyre. U kalua me presion. Një miku jonë thirret në ambasadë, i thonë zotëri do e votosh.

Kur del nga ambasada pimë një kafe dhe i thamë ç’të thanë, lëre tha duhet votuar. Nëse nuk votohet më kujtuan disa gjëra të 20 viteve që i kisha harruar. I kishin hapur një dosje të para 20 viteve çdo deputeti që bëhej pengesë. Ju janë nxjerrë dosjet, o e votoni ose do keni probleme serioze. Reforma sapo ka filluar.'

Ora 21:56
Spahiu: Ja pse BE e vlerëson Shqipërinë më shumë se vendet e tjera në Ballkanin Perëndimor

 

Juristi Kreshnik Spahiu shpjegon arsyet pse sipas tij Shqipëria ka marrë një vlerësim më pozitiv nga BE se sa vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Spahiu thekson në 'Frontline' se Shqipëria ka përmirësim të ndjeshëm sa i takon pavarësisë së gjyqësorit dhe rritjes ekonomike.

'Një nga progreset më të mëdha janë dy momente, e para lufta kundër korrupsionit dhe pavarësia e gjyqësorit. E dyta rritje e ndjeshme e fuqishme ekonomike me rritjen e turistëve. A kanë të drejtë apo jo nuk më takon mua.

Do ngre një pyetje 1 milion. Nëse nuk do ishte ky sistem politik, këto rrethana politike, a do kishte këto arritje SPAK. Korrupsioni ka lindur këto 5 vjet. Ka pasur. Pse janë rritur arrestimet e nivelit të lartë, janë bërë vetëm këto 3 vjet. Pse nuk janë bërë në 30 vjet? Me qeveri tjetër a do kishte bërë SPAK këto arrestime? O do flasim realitetin, ose flasim përralla. Po të kishte regjim politik tjetër, nuk do kishte sukses. Ky është sukses jo i 3 individëve. Kam lexuar dhe raportin e Kosovës, nuk e thonë që ka rritje ekonomike. Këta ekspertë i kanë studiuar më mirë se ne. Aty ku është bërë progres është progres. Mos të nisemi të krahasohemi më Kroacinë apo Bullgarinë.'

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ethem Lalaj: 01/11/2024 10:02

    OK,për analizën e saktë. -Edhe para Europianve NON GRATA me ÇIBANËT e tij b..lëpirs treguan se me QËNDRIMIN E TYRE KUNDEA PERËNDIMORVE,Jo vetë që nuk e duan Shqipërinë në BE,Por duhet të kishin dalë JADHTË LIGJIT ME KOHË SI P/TERRORISTE E AA GREQI. -Non grata e di shumë mirë se nuk bëhet kurrë K.MINISTËR në Shqipëri,ndaj LUFTON ME MULLIJT E ERËS NGA BALLKONI 8,për të shpëtuar nga burgu dhe pasurinë familjare me firmën e tij.! -Amerika vonon por kurrë nuk harron mbi 101 krimet e tij ndaj Shqipërisë,Kosovës & vet AMERIKËS,Kur nga 8 Ambasdor 7 prej tyre(Përveç Rayrsonit që i shkonte pas me fjalime të përgatitura) i ka përdhosur,duke kërcënuar me JETË M.LINON-sipar Izet Haxhisë e Paro Laçit.. 2 bodiguard e gardist të tij PRESIDENT NGA RAMIZ ALIA DHE LOBI SËRB,GREK NË AMERIKËN SOT TË DASHUR PËR 90 % TË POPULLIT,ku në 34 vitr U BË TMERR I VËNDIT TË SHQIPONJAVE. -Ndonde AMERIKA EDHE KUR GABON-NUK GABON,Po gabon me lënien e tij të KAUISI në ballkonin 8 kundër SPAK,GJKKO,SHBA,ANGLISË, GJERMSNISË,BE..gjithë BOTËS DEMOKRATIKE,e padëgjuar kjo në shek.21.! - Ky qëndrim indiferent po llahtatis shumicën e popullit kur thot se..EDHE AMERIKËN PO TALL SB ?-kur dihet se DREJTËSIA URINON NGA FRIKA E TIJ që nga 1992 DERI SOT.Ndërsa për BE(me shumicë PPE)SALIU AS I PJERDH FARE. -Qëndrimi LUTËS i fundit në Tiranë për votimin e REZOLITËS nga të dërguarit e BE në përbërje të TERRORISTIT F.BELERI (të cilit ju përgatitën amendamentet për ta bër PRO SHQIPËTAR),Tregoi DEGRADIMIN 100 % TË BANDËS SË PD,e cila si DELET DO TË SHKOI PAS DASHIT TË TREDHUR NË HUMNERË..por Europianët pan me SYT E TYRE SE NË SHQIPËRI 90 % TË FAIT E KA PD,PL ME NË KRYE 2 KOPOBABDAT AGJENT TË SHUMFISHT NË 34 VITE. -Konkluzioni është i kjart për SHQIPËTAEËT EUROPISNËT,AMERIKANËT..SE E.RAMA DO TË JET KM SHUMË GJAT RDHE PSE NË PS KAN DAL SHUMË TË KORRUPTUAR,PASI NË PD,OPOZITË NUK PO DEL ASNJË KONKURENT I E.RAMËS. -FLM K.Spahiu,TEP.TV.

    Përgjigju
    • Partia: 01/11/2024 10:44

      Po ta shkruaje ne shqip, edhe partia nënë fo ishte krenar per ty.

  • Iris: 01/11/2024 01:25

    Z.Spahiu,gjuha e progres-raportit te BE eshte diplomatike,por dhe pak si ajo e Orakullit te Delfit,qe kushdo mund t'a interpretoje si te doje,keshtu qe mos u habisni per reagimet e ndryshme.

    Përgjigju
    • Anti rus: 01/11/2024 09:13

      Progres ka po qorrat nuk e shohin.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?