Juristi Kreshnik Spahiu duke folur për të dhënat e Censit në Repolitix u ndal edhe tek fenomeni i emigracionit. Sipas tij ky fenomen është tipik ballkanik, pasi Europa Veriore ofron shumë më shumë se vendet e Ballkanit.
'Mendoj se të dhënat po i marrim të mirëqëna. Unë i vë në dyshim të dhënat e këtij censi, që nga regjistrimi, koha që e kanë shtyrë dy vjet, kohëzgjatja. Kam qenë pjesë e censit në Gjermani, realizohet online. Është çmenduri që zgjat me muaj dhe vite. Mendoj se problemi më i vogël në këtë histori është emigracioni. Sepse nuk është problem shqiptar. Niveli i ikjes së emigrantëve kroat është mesatarisht 42 mijë banorë në vit. 10 vitet e fundit janë 400 mijë që janë larguar nga Kroacia. Në të njëjtat nivele është Serbia, Maqedonia, Mali i Zi.
Emigracioni është fenomen ballkanik. Është mentalitet që nuk ka tendencë rrudhje. Në BE aq më shumë do jetojmë në një shtet jo komb. Pjesë e tregut të lirë. Tregu i punës do shkojë atje ku paguhet më shumë. Ferrari i Evropës Veriore ecën më shpejt se Fiati jonë. Ata kanë dështuar në politikat e familjes dhe e kanë plotësuar me banorë të përhershëm nga jashtë. Janë magnet që tërheqin. Do e kemi të pamundur të kthehemi. Me këto të dhëna bie që qeveria të vëndos drynin në të gjithë qytetar. 35% e popullit jeton në Tiranë. I bie të shpallet Tirana shteti. Me ritmin nga 35 nuk përjashtohet që për 10 vjet të kalojë 50. Duhet strategji e re për demografinë që po përballemi. Tirana pritet të dal një qytet kaotik', tha Spahiu.
Lajmi kryesor:
'Repolitix'/ Spahiu: Shpallja 2.4 milion banorë, akt antishqiptar! Largon investimet e huaja! Qesharak kur nxjerrin shqiptarët 90% më fetar se Itali dhe Gjermania
G.K//ReportTv.al