Erion Veliaj ka kundërshtuar sot në Gjykatën Kushtetuese vendimin për shkarkimin e tij nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës, i marrë nga Këshilli i Ministrave me 25 shtator.
Lidhur me këtë juristi Kreshnik Spahiu, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin 5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv tha se Gjykata Kushtetuese do e gjykojë brenda 1 muaji shkarkimin e Veliajt.
Ai deklaroi se këtë çështje GJK duhet ta shqyrtojë sa më parë, sepse është një çështje emergjente.
‘Kjo histori duhet që të mbyllet sepse mund të hapet një precedentë shumë negativ, sepse nesër Nesti Angoni mund të bëjë një denoncim ndaj kryetrëve të bashkisë së opozitës, përshembuj ndaj atij të Kavajës sepse i duhet Kavaja mazhorancës para zgjedhjeve dhe i fut një shkarkim qeveria. Gjykata Kushtetuese duhet t’a konsiderojë si një konflikt mes pushteti lokal dhe atij qendror.
Në interpretimin tim për çështjet penale ka një dispozitë dhe thotë me vendim të formës së prerë nga gjykata dhe tani këtu del qeveria e shkarkon. Mund të ndodh që presidenti të dekretojë pavarsisht ca ndodh në GJK. Nëse KQZ- ja ia dërgon presidentit ai dhe mund t’i dekretojë. GJK nuk mund ta vendos pas 2 muajve nëse do kalojë ose jo sepse është çështje emergjente dhe duhet që të marr një vendim që GJK të shprehet me vendim brenda një muaji’, tha ai.
Juristi Kreshnik Spahiu tha, se ankimi i Veliajt në Gjykatën Kushtetuese, nuk është sipas tij 'luftë' kundër kryeministrit Edi Rama.
Spahiu deklaroi se, Veliaj nuk do që të shkarkohet nga posti i kryetarit gjatë gjykimit penal
'Duhet ndjekur tani se çfarë do të ndodh me Veliajn dhe me çështje që kanë qenë nën hetim. Gjykata e Apelit ka qenë duke e ndryshuar masën e sigurimit, nëse s’do të ishte bërë ajo përplasje mes Veliajt dhe prokurorisë. Unë mendoj se nëse nuk do të kishte ndodhur përplasja, gjykata do të kishte marr një vendim për zbutjen e masës.
Veliaj nuk i është fshehur hetimit, ka qenë në SHBA dhe erdhi prap. Përplasja politike është evidente ndonëse përtej kësaj as Veliaj dhe as Rama nuk do të eskalojnë në akuza të ndërsjellta. Nëse do të nisin akuzat atëherë të dy mund të dalin të humbur. Veliaj se pati guximin që të krijonte një parti nuk besoj se do ta bëjë tani që nuk ka mbështetje, Veliaj ka përdoru plumbin e fundit që është ankimimi në GJK. Veliaj do që të gjykohet me statusin e kryetarit të bashkisë’, tha ai.
Komente
