Sistemi gjyqësor ndihet më i frikësuar ndaj Sali Berishës se sa ndaj kryeministrit Edi Rama. Kështu e shpjegon juristi Kreshnik Spahiu heshtjen e organeve të drejtësisë ndaj sulmeve të kryedemokratit kundrejt gjyqtarëve, dhe reagimet e shpejta kur ka kritika nga kreu i qeverisë.
Në një intervistë për Report Tv, Spahiu thotë se çdo të hënë, Berisha bën deklarata para SPAK kundër Altin Dumanit dhe kundër gjyqtarëve, por ndërkohë nuk ka asnjë reagim nga KLP dhe KLGJ. Vetë këto institucione, thekson Spahiu, duhet të shpjegojnë se përse mbajnë dy standarde.
“Sigurisht që ka 2 standarde dhe kjo tregon që gjykata e ka më të lehtë për t’iu kundërvënë dhe për të kritikuar kryeministrin, se sa Sali Berishën. Sepse e ka frikë. Mendoj që gjyqësori ndihet i frikësuar nga ish kryeministri dhe e ka më të thjeshtë të reagojë ndaj Edi Ramës. Çdo ditë të hënë para SPAK-ut, ish kryeministri bën deklarata kundër drejtuesit të prokurorisë, kundër gjyqtarëve, i quan krerë të bandave, i quan të inkriminuar, por nuk kemi një reagim as nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë as nga Këshilli i Lartë i Gjyqësorit. Arsyet pse ata nuk reagojnë dhe nuk marrin në mbrojtje Altin Dumanin, prokurorët e SPAK-ut apo gjytarët që gjykojnë këto çështje, duhet të japin ata shpjegime pse mbajnë 2 standarde dhe unë nuk dua t’i paragjykoj”,- tha Spahiu në një intervistë për Nertil Agalliun në Report Tv.
Lajmi kryesor:
Analiza/ Spahiu: Kush ka të drejtë në konfliktin Rama-KLGJ? (VIDEO)
K.M/V.GJ /ReportTv.al
