Spahiu: Keqardhje që Sara Gëzdari humbi zgjedhjet në Londër me partinë e gabuar të Sunak

8 Korrik, 22:19| Përditesimi: 9 Korrik, 00:17

  • Share

Labursitët u rikthyen në pushtet në Britaninë  e Madhe pas 14 vjetësh. Partia e Sunak mori një humbje poshtëruese. Por për të kandidoi edhe një shqiptare si Sara Gëzdari.

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në ‘5 Pyetjet’ zgjedhjet ku fituan laburistët duke shprehur keqardhjen që Gëzdari nuk fitoi pasi qëlloi në partinë e gabuar, duke garuar në një lagje të pasur të Londrës si Richmondi.

'Kthimi i Laburistëve erdhi si pasojë e dështimit të konservatorëve që vetëm si konservatori nuk janë paraqitur vitet e fundit. Në karakteristika e tyre patën disa si kjo Truss me kohën e shkurtër, krizën ekonomikë. Brexit pati një problem kryesor. Përndryshe Britania që nuk duhet të kishte të njëjta problematika me krimin dhe emigracionin, Britania ka dështuar më keq se të disa vendet e Europës për emigracionin. Britanikët dhe regjimi i konservatorëve është më keq në trajtimin e emigrantëve dhe trajtimin e tyre në krahasim me Gjermaninë. Për shembull në Gjermani nuk ka shtëpi bari. Ndodh vetëm në Britani.'

Spahiu thekson se laburistët morën vota edhe prej nacionalistëve në Britani, pasi kanë qenë të zhgënjyer me konservatorët e drejtuar nga Sunak

'Pse nuk ndodh në Gjermani apo Itali? Britania ka një dështim total të regjimit politik në raport me situatën. Në Britani nuk kanë avancuar lëvizjet nacionalistëve ekstreme. Rotacioni politik është më i pranueshëm. Spahiu: Nëse Le Pen do merrte pushtetin në Francë, do dështonte për largimin e emigrantëve dhe mbylljen e kufijve. Vota nacionaliste është orientuar tek laburistët pasi ka pasur një skepticizëm për origjinën e liderit konservator. Në thelbin e vet votuesit nacionalistë britanikë e kanë dështuar.

Ndjej keqardhje që një shqiptare e talentuar si Sara Gëzdari nuk pati mundësi të ishte deputete pasi kandidoi në lagjen e pasur të Richmond të Londrës. Kandidoi në partinë e gabuar. Ishte një shuplakë e fortë për konservatorët. Mendoj se do e ketë vështirë të kthehet në pozitat që ka qenë.', thotë Spahiu.

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gentian: 09/07/2024 02:10

    Nuk i Chen turo qe nje shqiptare te jete kandidate e nje partie raciste qe eshte kunder emigracionit dhe qe sulmoi aq shume shqiptaret?

    Përgjigju
  • Shqiptarë nga Londra: 08/07/2024 23:47

    Zoti Spahija! Kundërshtarja e Sarës gjithnjë ka fituar në atë zonë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?