Juristi Kreshnik Spahiu ka kritikuar ashpër në 'Frontline' Kodin e ri Zgjedhor, duke e cilësuar si një skemë që dëmton partitë e reja dhe favorizon ato të mëdha. Sipas tij, me listat e mbyllura, partitë e mëdha mobilizojnë të gjithë kandidatët, ndërsa te partitë e vogla, mungesa e një ekuilibri në listat e kandidatëve ul ndjeshëm fuqinë elektorale.
'Në të vërtetë në përqindjen më të madhe në 5 vitet e fundit, ka pasur përputhje sondazhi me rezultatin real. Sondazhi është orientues. Për momentin janë reale si perceptime. Ashtu siç kam bindjen se votuesi ndryshon në % kur shpallen listat e deputetëve. Partitë e madhe me listat mbyllura kanë mundësi që gjithë lista të punojë për listën. Te partitë e reja nuk pranon njeri të dalë i dyti apo i treti.
Bie puna, ndryshe kur mobilizohen 14 kandidatë. Ndryshe kur mobilizohet 1 kandidatë. U shkatërrua gara. Në zgjedhjet e fundit edhe LSI që kishte Metën president, nuk kapi dot deputetë në Durrës. Kjo është skema në tavolinë si zhbëjnë pëlqimet e popullit. Formula që kanë votuar e ka zhbërë. I hoqën mundësinë që të dalin në një front', u shpreh Spahiu për Marsela Karapançon.
Analisti Kreshnik Spahiu ka ngritur shqetësime mbi standardet e drejtësisë në vend, duke theksuar se deri më sot nuk ka asnjë anëtar të Partisë Demokratike që ndodhet në burg me masë arresti.
Në një koment për emisionin 'Frontline' në Report Tv, Spahiu tha se gjykatat dhe prokuroria speciale nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim penal ndaj përfaqësuesve të PD-së, ndryshe nga rastet e tjera të ndjekura nga SPAK dhe Gjykata e Posaçme.
“Sot zyrtarisht në bazë të statistikave nuk ka asnjë person të arrestuar në masë 'arrest në burg 'nga PD. Nuk rezulton asnjë nga PD i arrestuar me burg nga Prokuroria dhe Gjykata Speciale. Salianji nuk dënuar nga SPAK dhe GJKKO.
Pyetja politike është kjo: Janë vetëm socialistët hajdutë, e demokratët të ndershëm?!Unë mendoj që gjykata ka marrë vendime me standarde të ndryshme për shkak të frikës. S’ka burrë nëne të më bindë mua se telefoni i Ajola Xoxës apo vjehrrës së Metës janë telefona më të rrezikshme se telefonat e 21 janarit, apo aplikacionet e enkriptuara”, deklaroi Spahiu në Report tv.
Komente
