Spahiu: Kosova do përjashtohet nga Proçesi Berlinit, nëse Albini vazhdon kundër perëndimit - Report-tv.al
Kosova & Rajoni

Spahiu: Kosova do përjashtohet nga Proçesi Berlinit, nëse Albini vazhdon kundër perëndimit

16 Shtator 2024, 22:43| Përditesimi: 16 Shtator 2024, 23:01

  • Share

 

Juristi Kreshnik Spahiu në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babramo’ në Report Tv tha se nëse kryeministri Albin Kurti vijon të ecë kundër Perëndimit, Kosova rrezikon të përjashtohet nga Procesi i Berlinit.

'Edhe  i dërguari i posaçëm i Gjermanisë Manuel Sarrazin, ka mbajtur qëndrime të ashpra ndaj dy palave. Kurti është paralajmëruar se nëse do të përjashtohej nga Procesi i Berlinit, goditja për Kosovën do të ishte fatale. Procesi i Berlinit është i vetmi ku Serbia merr pjesë me Kosovë. Kurti ka qenë avokat i fortë i procesit të Berlinit duke përjashtuar Ballkanin e Hapur vetëm për këtë arsye.

Ballkani i hapur është mbajtur një plan B. Nëse duam ta lexojmë në rreshta atë që kanë thënë përfaqësuesi dhe i deleguari i Gjermanisë në Ballkan, duhet lexuar nëse Kosova do të përjashtohet nga procesi i Berlinit do të katandiset te Ballkani i Hapur. Albin Kurti nuk mund të sillet dhe tu thotë jo edhe miqve edhe armiqve.’- tha Spahiu.


Lajmi kryesor:

Tensionet Kosovë-Serbi/ Spahiu: Kurti-Vuçiç u tërhoqën nga 'ura Ibrit' dhe 'bojkoti' pasi u kërcënuan nga shefi CIA


M.Q./r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?