Kreshnik spahiu dhe Lulzim Basha

Politikë

Spahiu kritika Bashës: Fushatë provinciale! E katandisi PD-në tek modeli bajat i Berishës

25 Mars 2021, 23:00| Përditesimi: 25 Mars 2021, 23:07

  • Share

Kreshnik Spahiu ka komentuar çeljen e fushatës elektorale nga dy partitë më të mëdha të vendit tonë, PS dhe PD. Spahiu nuk i ka kursyer kritikat për Bashën për mbledhjen e qindra njerëzve në çeljen e fushatës së PD në kohë pandemie, ndërsa në të gjitha shtetet e Europës vijojnë rregullat strikte të Covid-19.

"Vetëm Shqipëria duket se jeton në Hënë se gjithë shtetet evropiane nuk gjen 2 veta bashkë as në dyqanin e bukës. Vetëm në Shqipëri thyhen rregullat. Dëgjova dy fjalime, njëri, i cili u bazua nga një orë në gjysmë ore foli për pandeminë dhe tjetrin të pretendentit për kryeministër, i cili nuk foli asnjë fjalë për pandeminë.

PD zgjedh modelin modern të Trump dhe përfundon tek modeli bajat i Berishës dhe duket sikur po shkojnë të fitojnë një kryetar komune në Shijak. Akoma i bien borive këta. Ky është një problem serioz sepse elektorati gri nuk shkon pas një fushate provinciale", tha Spahiu në emisionin “Open”.

Komento

Komente

  • kastriot: 26/03/2021 04:51

    po mire e ke te leme pase 8 vite ,po mose harro 21 janarin Gerdecin 97 e firmate piramidale ,kjo eshte biografia e asaje partis tate qe nuke harrohet

    Përgjigju
  • Emigranti: 26/03/2021 04:14

    Besoj shume se PD nuk eshte gati te qeverise Prandaj ngelet PS e vet MH’s alternative e vertete per Shqiptaret. Duhen lene pas britmat shatazarake te 30 viteve dhe te shikojme nga politikanet moderne e me vision por edhe me kembe ne toke. PS fiton shumicen dhe ben qeveri vetem.

    Përgjigju
  • Rama ik: 26/03/2021 01:59

    Je bo krrimbi I Rames mjaft se je bo llaxore

    Përgjigju
  • O tej: 25/03/2021 23:54

    Me kete fushate PD do shkoje ne te semes

    Përgjigju
  • vjosa: 25/03/2021 23:18

    IK o spahiu mos e harxho kohen kot me maloket e PD,,, ata edhe kurumi nuk i pranon per skrap....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?