Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në Report Tv zgjedhjet e parakohshme në Gjermani, teksa u shpreh se shqiptarët me të drejtë vote kanë zgjedhur CDU apo SPD. Sipas Spahiut këto kanë qenë parti më liberale lidhur me politikat e emigracionit, ndryshe nga ekstremi i djathtë AfD, që është pro mbylljes së kufijve dhe kundër vërshimit të huajve.
'E vështirë të thuhet për kë kanë votuar shqiptarët në Gjermani. Kryesisht janë të informuar që bashkë kryetari i AfD ka shkuar në Beograd i ftuar nga Dacic, kanë shprehur pikëpamjet e të drejtave të serbëve në Kosovë. Nga Beogradi kanë marrë pjesë në konventën e AfD, votat e shqiptarëve kanë shkuar drejt social demokratëve të Scholz dhe kristian demokratëve të Merz, që pritet të jetë kancelar i ardhshëm. Kemi traditë me këtë parti, një fitore e CDU-së, vërtitet në 30%, i takon e drejta e formimit të koalicionit qeveritar. Edhe votat e qytetarëve të tjerë të Ballkanit, afro 7 mln të huaj që kanë të drejtë vote. Sot mbi 90% kanë votuar për partitë liberale, CDU, CSU.'
Lajmi kryesor:
Spahiu nga Berlini: Pse në Gjermani sot ishte rekord i pjesëmarrjes në votime për Qeverinë e re
G.K/E.H/ReportTv.al
