Juristi Kreshnik Spahiu, ka komentuar kontratën që PD ka paguar për këshilltarin elektoral të kësaj partie në zgjedhjet e 11 majit, Chris La Civita.
I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Frontline’ në Report Tv, Spahiu tha se KQZ dhe PD ende nuk kanë dhënë asnjë informacion në lidhje me këtë kontratë.
‘Gjatë zgjedhjeve u tha se do të bëhej nami për të luftuar krimet zgjedhore. Një pyetje është si ka mundësi që partia që ka 11 mijë komisioner nuk ka besim tek rezultati por besimin e ka tek partitë e tjera. në parim të gjitha këto që pretendon opozita qëndrojnë ne s’mund të themi se jetojmë në një realitet tjetër sepse favoret e pushtetit ndikojnë dhe përdorimi i burimeve financiare ndikojnë, paraja ndikon, por e gjitha kjo s’fumohet kur PD bënë kontratë mln euro dhe sjell një amerikan këtu nën emrin e SHBA, ku qëndron morali i thasve me miell ose i shpërblimeve, kur paguan miliona dollarë për të sjell një person që nuk njihet. Ka influencë pushteti dhe ka shkelje, por është thënë që prokuroria ka filluar hetimin për kontratën dhe la Civita dhe deri më sot nuk e di se çfarë është bërë', tha ai.
Juristi Kreshnik Spahiu, deklaroi se në zgjedhjet lokale në 2027 partitë e reja nuk do të fitojnë asnjë bashki.
Berisha ka atë parimin për të qenë në politikë sepse je faktor dhe imponohesh, dhe atij i ka funksionuar ky mekanizëm, sepse nëse ti je individë për nja parti as Dumanit as gazetrarve dhe as mediave, ke parë ndonjë gazetar ti thotë i pandehur i thonë lideri i opozitës, ish kryeministër.
Çfarë do të ndodh në PD? Mendoj se do fitoj edhe një betejë tjetër të pjesshme. Berisha është rikthyer për të ekzekutuar rivalët brenda llojit tek zgjedhjet lokale. Berisha në 2027 i vendos vulën dhe do të thotë këtu jam vetëm unë. Disa parti thotë të nxjerrim kandidatë të përbashkët sepse nuk nxjerrin dot vet. Berisha është shumë u kalkuluar politikisht dhe ai i ka bërë llogarit dhe partitë e reja në zgjedhjet e parakohshme që kanë marr mandat nuk do të kenë kandidatë. në Tiranë nuk do të ketë zgjedhje në parakohshme, por do të jenë në 2027’, tha ai.
Juristi Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se në rithemelimin e PD nuk u rikthye asnjë themelues i kësaj partie.
Teksa u ndal tek zgjedhjet e 11 majit, ai tha se rezultati që mori PD ishte rezultati më maksimal që mund të merrte.
‘Ky ishte rezultati më maksimal që mund të merrte PD për hir të një realiteti që duhet thënë PD edhe sikur të vinte një tjetër në vend të Berishës vetëm me mënyrën si e ka ngrirur sistemin dhe si ka hyrë në zgjedhje. Unë nuk jam ndarë tezës se rezultati i zgjedhjeve është ndarë nga Rama dhe nga Berisha dhe do të shkatërrojnë edhe partitë e reja. Ata janë si dy nofulla të të njëjtës gojë dhe ata e kanë kuptuar këtë mekanizëm. Berisha ka marr sa ka dashur, ka marr logon dhe partinë dhe këtë e ka imponuar përmes forcës politike. As unë dhe askush nuk shkon tek SPAK dhe të bëjë deklarata të forta, dhe ai këtë e bënë këtë gjë. Kam dëgjuar shumë teori të hapet PD, po sikur edhe të hapi 10 dyer PD-ja nuk shkon njëri aty sepse mënyra si është ndërtuar se gjen veten në atë ambient. Rithemelimi i PD është i vetmi në histori që nuk u rikthye asnjë themelues tek kjo parti’, tha ai.
Komente

Z.Spahiu,nese PD pagoi La Civiten miliona dollare per te ndihmuar per fitoren zgjedhore,ka qene investimi me idiotesk e me i kote qe ka bere ndonjehere.Cfare keshille e ndihme i dha PD-se La Civita qe te justifikonte ate shume pervec faktit qe e pame te gjithe-KAPELJA SPORTIVE me Nr-1 te koalicionit ne fleten e votimit, qe ja detyroi Berishes t'a mbante jashte natyres se tij gjate gjithe fushates?! Pastaj sot te dalesh me /X/,apo /Y/ ne krah e sidomos kur jane te huaj per te bere pershtypje e per te fituar disa vota me shume,nuk ben me pershtypje.Shqiptaret kane dale ne bote,te huajt kane ardhur tek ne,nuk eshte me Shqiperia e 90' e porsa hapur,qe i shikonim te huajt si aliene kozmosi.I gjithe investimi ishte i kote,pa vlere e nuk ja vlen as te hetohet.
PërgjigjuZoti Arlind Qorri mund te ishte nje kandidat shume modern ne Tiranë ose ne Kamez ku ka me shume shtrese punetore/intelektuale shtrese mesme dhe pensionist! Do ishte shume fantastike nese ne 2027 Arlind Qorri tenton besoj bashkia Kamez e ka me te lehte por edhe bashkia Tirane ! Nese populli eshte gati per BE nuk eshte qudi pse te mos votojne Qorrin , supremacia e socialisteve po zbehet mbetet populli - biznesi kunder administrates, nese Tiranën e merr nje kanditat i forte sikur profesor Arlind Qorri i hap deren Europes , me figura nga popullsia intelektuale shtrese e mesme qe e ka te veshtire te bleje banese ne letra duket fitues ne realitet populli voton !
Përgjigju