Sistemi elektoral aktual është më i keqi për partitë e reja, por nuk duhet pritur që PS dhe PD ta ndryshojnë në favor të tyre, pasi nuk mund të bëjnë vetëvrasje dhe të lëshojnë estabilishmentin, vetëm nëse do detyrohen nga dikush tjetër që ta bëjnë.
Ky ëhstë konkluzioni që jep juristi Kreshnik Spahiu në analizën e tij në lidhje me numrin e vogël të mandateve që fituan partitë e reja, edhe pse numri i votave është shumë herë më i lartë, por për shkak të sistemit prodhohen vetëm pak mandate.
“Në Shqipëri ka sistem elektoral më të komplikuar e të vështirë sesa në Kosovë dhe që i penalizon partitë e reja. Në Kosovë duhet të kalosh 5%, nëse merr 4,9 nuk merr deputet, po edhe në Gjermani e njëjta gjë. Duhet ta kalosh 5% dhe shumë vende të Europës e kanë, Shqipëria e ka 1%. Nëse do kishim sistem mazhoritar, asnjë nga partitë e reja nuk do kishte deputet, njëlloj si në zgjedhjet lokale, që po të futen këto parti nuk marrin asnjë bashki”, tha juristi për Report Tv.
Por a mund të ndryshojë ky Kod Elektoral?
“Por nuk mund që PS dhe PD të bëjnë sistem në favor të partive të reja, ato kanë gurin dhe arrën, mos mendoni se do e lehtësojnë edhe për 2029, do e vështirësojnë edhe më shumë. Në Shqipëri pragu është më i ulët, a mund të bëhet tjetër? I bie që PS dhe PD të bëjnë vetëvrasje. Vetëm me presion bëhet, t’i detyrojë dikush, por me dëshirë nuk heqin dorë, sepse kanë vendosur estabilishmentin dhe kanë sistemin e kapur në tavolinë”, analizoi Spahiu në ‘Frontline’.
Lajmi kryesor:
Spahiu për Report Tv: Berisha bashkë me Metën kanë humbur më keq se PD pa LSI në 2021
A.Q/ReportTv.al
