Spahiu: Lirimi i Berishës nuk është vendim pafajësie por thjesht masë sigurie

27 Nëntor, 22:38| Përditesimi: 27 Nëntor, 22:45

  • Share

Juristi Kreshnik Spahiu në emisionin ‘Repolitix, u shpreh se lirimi i Berishës ditën e sotme, sipas tij nuk është vendim pafajësie, por thjesht masë sigurie.

Spahiu solli shembuj të ish-deputetëve dhe ish-ministrave të tjerë që janë hetuar në gjendje të lirë dhe më pas janë dënuar me burg.

‘Unë mendoj se tek SPAK nuk ndikon, tek SPAK do të ndikoj nëse Berisha dhe disa lider  të tjerë që janë nën akuzë dhe do të fitojnë pafajësinë dhe në fund nëse gjykata thotë Berisha është i pafajshëm, kjo është humbje për prokurorinë. Salianji ishte i lirë, por në fund u dënua me burg, Tahiri ishte i lirë dhe u dënua me burg, masa e sigurimit është e parëndësishme, mund të jesh në burg dhe fiton pafajësinë. Rëndësi ka fajësia apo pafajësia, vendimi i formës së prerë prek ligjin e dekriminalizimit, që do të thotë del ose jo nga politika. Sepse ka një ligj që po u deklarove fajtor del nga politika’, tha ai.


Lajmi kryesor:

Spahiu: Dyshoj se për 10 vjet, nuk ka gjykatë që guxon të dënojë Berishën dhe Ramën


S.B//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?