Kronikë

Spahiu: Mafia ruse, kineze, turke, italiane më e rrezikshme se shqiptare, por kanë më pak të burgosur

3 Korrik, 21:49| Përditesimi: 4 Korrik, 09:39

  • Share

Juristi Kreshnik Spahiu, teksa ka komentuar në emisionin ‘Frontline’ goditjen e bandës së Suel Çelës, të cilës i janë sekuestruar 4 mln € pasuri në Itali, tha se ende kemi të bëjmë me një prezumim pafajësie. 

Ai tha se mafia ruse, kineze, turke, italiane më e rrezikshme se shqiptare, por kanë më pak të burgosur

Fakti qe kemi një numër të lartë shqiptarësh në grupet kriminale shqiptare nuk do të thotë se janë më të rrezikshme në Europë. Në bazë të statistikave, nacionalitetet që kanë mafien më të organizuar janë rusët kinez, turqit, italianët dhe vietnamezët, nuk janë në numër të lartë por në numër më të vogël në raport me arabët dhe shqiptarët. Fakti që jemi të zhurshëm nuk do të thotë se kemi mafien më të rrezikshme. Ne jemi ende në organizimet fillestare të strukturave kriminale.

Për rastin e Suel Çelës kemi të bëjmë me një prezumim pafajësie dhe jemi në kushtet e sekuestros, sepse sekuestro vendoset edhe kur bëhet verifikim. Nuk do të thotë se blerja e një prone në Itali është bërë me paratë e drogës, në Itali shqiptarët kanë hyrje, kanë hotele dhe kanë restorante ka qindra shqiptarë në Itali që kanë objekte. Sa kohë nuk kemi prova më shumë dhe ende se dimë se çfarë do të ndodh me këtë histori', tha ai.

Ora 22:55
Spahiu: Dikur njoha një ministër që nuk përdorte kompjuterin, internetin dhe s‘kishte e-mail

 

Juristi Kreshnik Spahiu, foli për zgjedhjen e kreut të Byrosë Kombëtare Hetimore. Ai tha se aplikanti përveç kontrollit fizik duhet që të bëjë edhe atë psiqik.

‘Unë dikur njoha një ministër që nuk as përdorte kompjuterin, as internetin dhe s‘kishte as email. Pra janë disa element të rëndësishëm që edhe pse personi ka master dhe eksperience punë mund të jetë i sëmurë psiqik. Unë kam pasur eksperiencë që ka pasur gjyqtarë që kanë qenë nga ana studimore më të përgatitur, por kanë shfaqur probleme psiqike. Ashtu si kontrolli fizik duhet edhe ai psiqik. Janë pozicione delikate këto sepse profili i BKH do përballet me presione të mëdha dhe mund të jenë deri në kanosje me jetë dhe është punë me stres që shpesh herë nuk mund të përballohet nga shëndeti mendor. Ata thonë kontroll shëndetësor pse nuk fusin edhe analizën e drogës sepse është përhapur shumë, dhe mendoj se janë disa profesione që duhet të bëjnë testin e drogës’, tha ai.

Ora 22:08
Spahiu: Mafia italiane 'Cosa Nostra' nuk pranon kurrë të bashkëpunojë me shqiptarë për krime apo biznes

 

Juristi Kreshnik Spahiu tha se mafia italiane nuk pranon kurrë të bashkëpunojë me shqiptarët për krime.

Sipas tij, Shqipëria ka krimin më të zhurshëm, por që është larg sotifikimit. 

‘Edhe politika se di se ca është trafiku i hashashit i krahasojnë trafikantët e drogës shqiptar me Hamasin dhe Hasbullahun dhe se dinë se çfarë do të thotë trafikimi i lëndëve narkotike. Thonë Shqipëria është Kolumbi se mbjell disa parcela hashash. Krimi shqiptar është agresiv, jo vetëm ato grupe që merren me trafikim narkotikësh, por edhe të tjera. Por, mafia italiane ‘Cosa Nostra’ nuk pranon kurrë të bashkëpunojë me shqiptarë, as për krime, as për droge. Ende në Shqipëri është kjo që të fortët respektohen në provinca dhe kjo demostrohet nëpërmjet luksit, makinave, vilave dhe veshjeve të tyre, pra vetëm në Shqipëri ndodh që krimi do të vetidentifikohet dhe e kanë për borxh që të zihen edhe për këtë gjë që unë jam kapo. Ne kemi krimin më të zhurshëm në planet por është larg sotifikimit’, tha ai.

S.B/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Or tej: 04/07/2025 08:45

    Po te kishte mafia kineze aq te burgosur ne raport me ata qe kemi ne do duhej nje burg sa i gjithe territori i Gjermanise per ti mbajtur brenda or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e gjykoni etiketimin në Kuvend të Flamur Nokës ’media vari Kar-lo’?