Politikë

Spahiu: Masakra betonimit në bregdet buron nga ligji turpshëm i pronave 7501

23 Korrik, 22:16| Përditesimi: 23 Korrik, 22:43

  • Share

Juristi Kreshnik Spahiu duke komentuar investigimin e Shqiptarja.com mbi vilën perandorake të Berishës në Gjirin e Lalzit, thotë se masakra betonimit në bregdet buron nga ligji turpshëm i pronave 7501.

I ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, Spahiu thotë se ka ky ligj buroi shkatërrimi i të gjithë bregdetit duke filluar nga Gjiri i Lalzit, ku Berisha ka edhe vilën luksoze të cilën Argita Berisha e transformoi nga 50m2 në vilë perandorake.

Dikur kemi bërë edhe protesta në Gjirin e Lalzit në 2019 ku u morën disa shirita në mënyrë simbolike për ta rrethuar fshatin, një zonë që është bërë tashmë shesh krimesh dhe vrasjesh, përleshje të bandave më famëkeqe në Shqipëri dhe sigurisht që burimi i këtyre konflikteve dhe krimeve është me i thellë, dhe e ka origjinën që nga një politikë e mbrapshtë nga një maskaradë kriminale që u bë me ligjin për kthimin dhe kompensimin e pronave. Një padrejtësi e madhe nga e cila buroi shkatërrimi i të gjithë bregdetit duke filluar nga Gjiri i Lalëzit që i dha një pasojë shekullore vendit që nuk ja bënë as pushtuesit, por ja bëri një regjim polik shumë famëkeq dhe me shumë probleme.

Perceptimi juridik dhe publik janë dy gjëra të ndryshe, në perceptimin publik në ato pjesë të cilën s’duan ta dëgjojmë dhe besojmë 24 orë mundohen të bindin opinionin publik se nuk ka prova, ia thonë dhe amerikanëve këtë se nuk ka prova. Por ndodh diçka e çuditshme pastaj në disa çështje penale, mund të ndodh që akuzohesh për vrasje, për përvetësime kullash, miliona euro, por këto në perceptimin e publikut mund te quhen të kalueshme dhe jo të skandaleve të mëdha, dhe ndodh që impakti te publiku mund të ndodh për një çështje më banale, si mund të ketë një banesë një apartament dhe një barë.

Kjo ndodhi edhe me Beqajn që nuk ngjiti në publik dhe kur u nxorën faturat e restorantit u quajt një skandal i përmasave më të mëdha. Juridikisht nuk kanë vlerë të njëjtë si çështje. E njëjta gjë ndodh edhe me Berishën sepse e ka marr përsipër 21 janarin dhe thotë edhe me snajper do qëlloja po ti pyesësh një pjesë të publikut s’ka prova dhe po ti pyesësh për Partizanin thotë s’ka prova, ndërsa tek çështja e Gjirit të Lalëzit qoftë për Berishën apo Ilir Metën është çështja më e ndjeshme për publikun, është si çështja e bllokut të udhëheqjes që u perceptua nga publiku për 50 vite më e rëndë se sa shumë krime të tjera.


Lajmi kryesor:

Spahiu: Shkatërrimi bregdetit, filloi në 2006 kur “Fshatrat turistik” u shitën si apartamente


SI.E./r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?