Politikë

Spahiu: Mesazhi i SHBA ishte urim dhe jo ngushëllim, konsideronte sukses zgjedhjet, jo dështim

29 Maj, 23:04| Përditesimi: 29 Maj, 23:05

  • Share

Juristi Kreshnik Spahiu, komentoi edhe urimin e ambasadës së SHBA për zgjedhjet e 11 majit. Ai tha se mesazhi i SHBA ishte urim dhe i konsideronte sukses zgjedhjet.

‘Mesazhi nuk pash që mbështet qeverinë, por i vendos kapak zgjedhjeve dhe e uron popullin shqiptar për mënyrën si u bënë. Ka një qëndrim të SHBA në raport më faktorët politikë dhe me të drejtë. Në Kosovë ka ndërhyrë mos votoni Albin Kurtin një ditë para zgjedhjeve, po a ndërhyri gjë në Shqipëri për të thënë mos votoni këtë apo atë.

Ambasada tha se do të zgjerohet lista politike që do të ketë sanksione për ata politikan që do të sulmojnë SHBA. Ata që kanë thënë ambasadorja Yui Kim  është e inkriminuar kemi video porno, a është amerikane apo është kineze ajo. Dy ditë para zgjedhjeve na u tha në media, Berisha mund të marr vizë dhe të udhëtojë në Amerikë, a mund të na thoni në ca datë do të udhëtojë për në Amerikë Berisha”, tha ai.  


Lajmi kryesor:

Spahiu: Nëse Rama shpall zgjedhje të parakohshme, Berisha do refuzoj se humb më thellë se më 11 maj


S.B/A.A/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    PD kundër kërkesave të kandidatëve të saj për rinumërim, ishte vendim i drejtë?