Spahiu: Meta duhej të ishte arrestuar 13 vjet më parë, por u mbrojt nga Berisha dhe Rama

21 Tetor, 21:21| Përditesimi: 22 Tetor, 07:07

  • Share

Duke komentuar arrestimin e Ilir Metës në '5 Pyetjet me Babaramon' në Report Tv, juristi Kreshnik Spahiu thekson se ish presidenti duhej arrestuar 13 vjet më parë nëse do ishim në një shtet normal. Sipas tij, Meta është mbrojtur nga Sali Berisha kur ishin në qeveri dhe më pas u rehabilitua nga Edi Rama. 

'Jo më larg se dy ditë më parë në SPAK ka qenë e dërguara e SHBA. Nuk i hyj teorive konspirative por sigurisht kanë diskutuar për ato trema që ka 10 vjet që flet çdo ambasador amerikan. Në një shtet normal Meta duhej të ishte në burg 13 vjet më parë kur u filmuar. Nëse nuk do të mbrohej nga Berisha dhe të rehabilitohet nga Rama nuk do ishim këtu sot. Ka fituar çdo betejë me drejtësinë. Shumë e kanë toleruar kur ka kërcënuar me çdo gjuhë njerëzit e drejtësisë.

Pse qenka normal kur shan çdo prokuror dhe anormale kur kapet zvarrë në rrugë? Arrestimi i sotëm mesazh për vendosjen e autoritetit drejtësisë kur politika e ka nëpërkëmbur drejtësinë. Nuk ka pengesë proceduriale që një masë sigurie ekzekutohet në rrugë. Nuk ka asnjë pengesë në kodin e procedurës penale për ekzekutimin e masës së sigurisë.'

 

Ora 23:03
Spahiu: Pas burgosjes të Berishës dhe Metës, PD mund shpërbëhet dhe do forcohen partitë e reja

1729544597_spahiu.jpg

Kreshnik Spahiu theksoi në '5 Pyetjet me Babaramon' se pas arrestimit të Berishës dhe Metës rrezikojnë të shpërbëhen partitë e tyre PD dhe PL pas zgjedhjeve të 2025.

'Arrestimi i Çyrbjes dhe Metës ndikojnë politikisht. Po konsolidohet tek socialistët që ka me mijëra që kanë kontribuar tek partia e tyre. PD dhe aleatja kryesore PL absolutisht rrezikon shpërbërjen pas zgjedhjeve 2025. Është në pikëpyetje ekzistenca e saj, i kanë shpallur luftë SHBA. Sali Berisha dhe Ilir Meta e dinë që nuk është armiku Edi Rama. I do ti ketë në çdo fushatë elektorale. Rama është i frikësuar nga një precedent penal i këtyre.

Furtuna tjetër penale për 21 janarin, ku janë përfshirë shumë faktorë ndërkombëtarë ku parashikohet rëndimi i dosjes penale të Berishës. PD do duhet të mbijetojë. E vetmja thirrje për mosbindje. Shqiptarët dhe mbështetësit janë shumë pragmatistë, me vitet që vdekur dhe idealizmi. PD e ka humbur misionin për rrëzimin e pushtetit. A do e shfrytëzojnë partitë e reja këtë mundësi? A do e arrijnë të përfitojnë nga kjo hapësirë boshe në tregun politik? PD është në kufirin e mbijetesës.'

Ora 22:38
Spahiu: Rama nuk i mbron socialistët e arrestuar, Berisha e quan martir të demokracisë Metën në burg

 

Juristi Kreshnik Spahiu analizoi në '5 Pyetjet me Babaramon' mënyrën si i qasen drejtësisë PS dhe PD. Sipas tij Berisha kurrë nuk i lëshon të vetët. ndërsa Rama i lë në duart e drejtësisë.

'Dy panorama të ndryshme të kthyera në fenomen. Përgjegjësia bie mbi kryeministrin që ka futur në listë Çyrbjen dhe të tjerë. Por jo vetëm në rastin e tij. Pse ka futur njerëz të inkriminuar. Fenomen socialist. Pushteti i rilindjes erdhi me mentalitetin që zgjedhjet fitohen me të fortin dhe kryebanditin e lagjes. I ka funksionuar kjo skemë. Ka afro 12 apo më shumë vite që operon. Pas 2009, Edi Rama u ndërgjegjësua që me intelektualë nuk funksionon. Ky është fenomen negativ.

Kudo ka mafia, por rrallë ndodh në shtete që njerëz që nuk kanë asnjë shkollë kthehen dhe kandidojnë për pushtete më të larta. Kur përballen me drejtësinë kjo bën dallimin me demokratët. Demokratët ndryshe nga socialistët nuk kanë shitur askënd. Asnjë demokrat nuk është dënuar nuk nënkupton se janë të gjithë të ndershëm. Provon faktin që SHBA i ka thënë atij burri se je non grata. Ndërsa Rama ndryshe nga Berisha nuk i del për zot i lëshon. A është ky lëshimi pozitiv apo negativ?'

Ora 22:16
'Si guxon një deputet dhe fsheh një njeri që akuzohet për vrasje?', Kulluri për arrestimin e Çyrbes: Gjëja më e rëndë këto 34 vite

Edvin Kulluri komentoi në '5 Pyetjet me Babaramon' përveç arrestimit të Metës edhe atë të ish deputetit të PS-së, Jurgis Çyrbja. Sipas tij ajo që ka bërë Çyrbja duke strehuar një vrasës është një nga gjërat më të rënda këto 34 vite. 

'Nuk është instrument i qeverisë. Ka mbështetjen e opinionit publik dhe mbështetjen e partnerit ndërkombëtar.

Politikisht njeriu përgjegjësi për korrupsionin galopant është kryeministri. Ai e di shumë mirë për Çyrbjen. Çdo drejtues politik vendos kritere. Çyrbja nuk ka ngrënë as një dardhë. Si guxon një deputet dhe fsheh një njeri që akuzohet për vrasje? Si arrin ky elita e kombit bën këtë gjë? Gjëja më e rëndë në këto 34 vite, si kulturë e shpifur politike është e Çyrbjes me Hajrin.'

Ora 22:04
Spahiu: Dosja e Metës është blinduar nga shërbimet sekrete të huaja dhe disa të penduar

 

Juristi Kreshnik Spahiu mendon se në arrestimin e Metës kanë ndihmuar agjencitë sekrete të vendeve partnere me Shqipërinë si dhe disa të penduar. Për këta të fundit, Spahiu thekson në '5 Pyetjet me Babaramon' se janë ish bashkëpunëtorë të Metës, që më vonë ai i quajti publikisht si tradhtarë.

'Në hetimin ndaj Metës janë futur shumë partnerë ndërkombëtar, shërbime inteligjente të vendeve partnere, llogari bankare. Penalisht atje ku provohet transferuat të paligjshme çështja penale konsiderohet e provuar. Kur SPAK thotë falenderojmë Qipron, San Marinon, Austrinë dhe Italinë kemi një dosje të provuar. Kjo histori ka eksploruar thellë në detaje të korrupsionit të Metës edhe nga bashkëpunëtorë të hershëm të Metës.

Çoi në burg shokët e tij. Çoi në burg Lefter Kokën. Një nga miqtë më të ngushtë. I hyri një historie përplasje brenda llojit. Nga inceneratori tek fshehja e pasurisë. Një proces penal i gjatë që Ilir Metën shumë vështirë ta shohim të lirë. Janë shumë bashkëpunëtorë. Shumë njerëz që i konsideroi tradhtarë. Vetë Meta i ka deklaruar të gjithë ata që kanë bashkëpunuar me drejtësinë, kanë qenë të informuar me detaje për Metën dhe bashkëshorten e tij. Deri në një divorc teatral me bashkëshorten.'

Ora 21:42
Arrestimi i Ilir Metës/ Gazetarja Keti Banushi: SPAK ka marrë edhe video-përgjimin e Dritan Priftit për ryshfetin 700 mijë euro

 

Gazetarja e Report Tv, Keti Banushi ka dhënë detaje nga hetimet për Ilir Metën që çuan në arrestimin e tij sot në mesditë tek Kthesa e Kamzës. Gazetarja zbardh rolin e shoqes së Monika Kryemadhit, Ema Çoku, në akuzë për pastrim parash.

Ndërkohë thekson se SPAK ka marrë edhe pjesë nga video-përgjimi i Dritan Prifti për ryshfetin me 700 mijë euro.

'SPAK ka marrë edhe video-përgjimin e Dritan Priftit për ryshfetin 700 mijë euro.

Shoqja e Monika Kryemadhit, Ema Çoku nën akuzë për pastrim parash, bëri transferta për lobimin në SHBA.'

Ora 21:32
'Një ish president nuk tërhiqet zvarrë', Mentor Kikia për arrestimin e Metës: Ishte demonstrim, u zgjodh një moment kur kishte trafik dhe njerëz

 

Gazetari Mentor Kikia komentoi në '5 Pyetjet me Babaramon' arrestimin e Ilir Metës. Sipas tij, një ish president nuk mund të tërhiqet zvarrë ashtu në mes të rrugës. Por nga ana tjetër merr në konsideratë dhe gjuhën e ashpër të Metës ndaj drejtësisë dhe prokurorëve, veçanërisht ndaj kreu të SPAK, Altin Dumani.

'Nuk na lejohet të duartrokasim por të jemi serioz, për respekt të shtetit dhe jo Ilir Metës. Një ish president nuk tërhiqet zvarrë në rrugë kur ekzekutohet urdhri i arrestit. Kërkojmë më shumë standard nga shteti. Dhe shteti nuk mund të jetë militant politik që të thotë mirë ia bëmë qelbësirës se ka bërë këtë apo atë. Ai prezumohet i pafajshëm para ligjit. Ishte demonstrim, e kishin ndjekur dhe u zgjodh një moment kur ka trafik njerëz. Një gjë e orkestruar lidhet me mesazhin gjithkujt që drejtësia në një vend është autoritet që nuk kundërshtohet. Përtej backgroundit që Meta ka si ish zyrtar. Lidhet me një aferë të partisë së tij. Gjuha që kishte konsumuar ndaj shtetit në tërësi dhe SPAK e kishte shndërruar në simbolin e agresivitetit. Meta ka konsumuar edhe me diplomatët amerikanë. Kishte një mijë mënyra të tjera. Ai nuk po ikte.'

Ora 21:27
Spahiu: Arrestimi në rrugë ishte mesazh për çdo politikan që shantazhon drejtësinë si Meta

 

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi arrestimin në rrugë të Ilir Metës. Në '5 Pyetjet me Babaramon' mendon se ky lloj arrestimi ishte mesazh për këdo që shantazhon drejtësinë.

'Shumë e kanë toleruar kur ka kërcënuar me çdo gjuhë njerëzit e drejtësisë. Pse qenka normal kur shan çdo prokuror dhe anormale kur kapet zvarrë në rrugë? Arrestimi i sotëm mesazh për vendosjen e autoritetit drejtësisë kur politika e ka nëpërkëmbur drejtësinë. Nuk ka pengesë proceduriale që një masë sigurie ekzekutohet në rrugë. Nuk ka asnjë pengesë në kodin e procedurës penale për ekzekutimin e masës së sigurisë.'

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • SHQIPTARI: 21/10/2024 22:35

    ARESTIMI ËSHTË PUMË E DREJTËSIS.POR MJAFT MË zotërinjGAZETAR,OPINIONISTS,POLITIKAN e Avokatë që na jeni PATAKSUR SE NA KAN TËRHEQUR OSHË ish presidentin.Po mirë more çfaeë ndryshim ka krimi i bërë nga një qytetar dhe ai i bërë nga politikani?Ju them më i rrënd është ky i bërë nga poliqënët.Mjaftë i qani hallin këtyre kriminelëve tëSHQIPËRISË.

    Përgjigju
    • xholi: 22/10/2024 06:45

      krminele te shqiperise apo diversante e thua bukur ti, po problemi i etiketimit mendoj se qendron ne numrin e madh te ligjeve qe miratuara ne kundershtim me njeri tjetrin ato qe krijojne kete konfuzion mediatik qe perfundon ne shtepi apo ballkon e ku tjeter nga nje kuvend aspak eficent jo per numer po cilesi te marrjes se vendimeve me karton. Ndoshta do duhet qe politikanet para se te kandidojne ne popull tu nenshtrohen pjesemarrjeve ne akademite politike jo vetem nepermjet facebook sepse keshtu nuk kapim as 2030 dhe duhet sic kerkon edhe presidenti i kqz zoti celibashi nje ligj i permiresuar per financimin e partive dhe shoqerise civile

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?