Spahiu: Meta s’quhet dot lider opozite, sepse s’ka as 2 deputet, madje edhe Monika i iku

20 Nëntor, 18:36| Përditesimi: 20 Nëntor, 18:46

  • Share

 

Kreshnik Spahiu theksoi në Studio Live se nga thirrja e Metës për protesta përpara SPAK nuk do përgjigjen më shumë se 50 apo 100 veta. Më tej ai u shpreh lidhur me deklarimet se po persekutohen liderët e opozitës.

Spahiu thotë për Arbër Hitajn se Meta nuk mund të quhet lider opozite, kur vetë nuk është deputetë, kur i kanë ngelur dy deputetë madje dhe Monika Kryemadhi i iku.

'Protesta mjet i ligjshëm, çdokush ka të drejtë të protestojë. Mendoj se e keqja nuk vjen nga protestat. Mendoj se protestat nuk e ndihmuan Berishën në çështjen. Përkundrazi kanë efektin e kundërt. Nëse nuk ke mbështetjen për të ardhur njerëz atëherë ka efektin e kundërt. Ka vetëm 1 qëllim ti tregojë institucionit që ke mbështetje popullore dhe ti ushtrosh presion mediatik. Kur institucioni shikon se ty mbështesin vetëm 150 persona ngelesh i vetmuar. Meta dhe Berisha po tregojnë hapur pse janë sot në politik. Shumë pyesin pse nuk largohet Berisha 80 vjeç, pse nuk largohet Meta. Përgjigjen e marrin me një fjali: Meta dhe Berisha qëndruan në politikë sepse nuk mund të ishin qytetarë të lirë.

I duhet politika si imunitet nga problemet që kanë. Shpesh në Shqipëri dorëheqjen e quajnë dobësi. Në perëndim është akti më i fuqishëm. Pesha e burrërisë që ka një personalitet shtetëror. Të jetë i gatshëm të jetë i barabartë mes të barabartëve. Imagjinoni dot këta ty hipin tek autobusi i Kombinatit ose të dalin me biçikletë. Të gjithë e kanë bërë për të treguar se janë të paprekshëm dhe nuk mund të shohim ata as në autobusin. Jo zotëri sot historia po tregon se këta qëndrojnë në politikë për imunitet. Këta e politizojnë procesin. Çfarë lideri është Meta, nuk është as deputet. Ka vetëm 2 deputetë. Ka më shumë deputet Idrizi apo Doshi. Edhe Monika i është larguar. Çfarë përfaqëson Meta?

Përkundrazi e kam bërë një pyetje shumë teorike, nëse një qytetar do i bënte shantazh Dumani apo SPAK, ju jeni terroristë çfarë do ndodhte me një qytetar të thjesht, do i humbshin gjurmët dhe do ishte në burg. Janë përkëdhelur aq shumë nga pushteti dhe politika, sot po nxjerrin fytyrën e vërtetë. Sot do ishin duke rritur fëmijët dhe nipat e mbesat. Mendoj se thirrja për protestë, mirë bën që i thërret por do kuptojë se është gabimi i fundit që ka bërë kur të shoh se nuk ka njerëz.'


Lajmi kryesor:

Spahiu: Meta dhe Monika duhet ishin larguar vetë nga politika në 21 Janar pas videos me Dritan Priftin


G.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?