Politikë

Spahiu: Ndihma SHBA për Shqipërinë është pikë në oqeanin 70 miliard USD, që i japin botës

29 Janar, 21:48| Përditesimi: 30 Janar, 09:37

  • Share

TIRANË - Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në Repolitix, ngrirjen e fondeve nga ana  e administratës Trump për vendet e huaja. Në listë hyn dhe Shqipëria, teksa preken nga ndërprerja e fondeve për 90 ditë edhe institucione si ministritë, gjykatat apo SPAK, kryesisht që kanë lidhje me projekte dhe programe të OJF-ve.

'Një vit më parë, në emisionin e Babaramos, kam bërë një deklaratë ku qeshën të gjithë. Nëse fiton Trump do bllokojë fondet e gjykatës së posaçme të Kosovës me zyra në Hagë. Gjë e cila do shkaktojë lirimin e liderëve të UÇK-së. Sot ndonëse mediat i japin tendencë politike, mendojnë se Trump është marrë me SPAK. Kjo histori nuk ka lidhje me SPAK. Për injorantët që keqinformojnë, fondi i SHBA për mbështetje ndërkombëtare është 70 mld euro në vit. Vendet kryesore janë Ukraina, Izraeli, Jordania, Egjipti, Kongo, Afganistani. Shqipëria hyn në fund. Janë 180 vende' thotë Spahiu.

Spahu thekson për Denis Mingën, se ndihma e SHBA për Shqipërinë është një pikë uji, krahasim me 70 mld dollarë që shpërndan në gjithë botë, ku Shqipëria është nga fundi.

'Në fund ka dhe vende si Norvegjia, Danimarka, Holanda. Shqipëria ka një thërrime, një pikë uji në oqeanin e ndihmave që shpërndan SHBA. Trump ka ardhur me premtimin e ndryshimit të Amerikës. Kursimi vjen duke reduktuar ndihmat jashtë. Nëse mbyll luftën në Ukrainën, 20 mld euro kurse në vit. 4 mld euo nga mbyllja në Palestinë. Ka prioritete më të mëdha se Shqipëria. Trump mund të mos e dijë fare që Shqipëria ka buxhete nga USAID.' 

Ora 22:11
Spahiu: Trump bllokoi fondet prej miliarda dollarë në Ukrainë, Izrael, Egjypt, jo për thërrimet e SPAK

Kreshnik Spahiu mendon se bllokimi i fondeve nga ana e SHBA për vendet e huaja, ka të bëjë me luftën në Ukrainë dhe Gaza ku SHBA shpenzon shumë. Spahiu kështu shigjeton ata që e shohin ngrirjen e fondeve të administratës Trump vetëm me SPAK-un. 

'Kur të vijë çështja e rajonit, Trump do vijojë me projekte rajonale. Mendoj se edhe dekretet e fundit të Biden, i ka bërë në bashkëpunim me Trump. Praktikisht fitorja e Trump erdhi dy muaj më parë, dhe këto dy muaj ka pasur ndërveprim mes dy presidentëve. Trump ka për të qenë më radikal. Kur ti dali në navigator Shqipëria atëherë do merret. 
Nga forma proceduriale, prokurorëve u lejohet asistenca e këtyre ekspertëve nga ligji. Askush nuk e di nga ne si asistojnë dhe ndërhyjnë. Gijotina ndaj politikanëve të lartë nuk do ishte e këtij niveli nëse nuk do kishte prezencë amerikane. Deri në zgjedhje nuk do ketë ndonjë arrestim të bujshëm.'

Ora 22:06
Spahiu: Amerika nuk është donatori më i madh i ndihmave në Shqipëri por është BE

 

Kreshnik Spahiu shprehet në Repolitix se SHBA nuk është donatori më i madh në Shqipëri por janë Bashkimi Evropian. Duke komentuar ngrirjen e fondeve nga administrat Trump për vendet e huaja, përfshirë Shqipërinë, Spahiu thotë se ndihma e SHBA është më e rëndësishme politikisht se sa ekonomikisht.

'Për ata që na ndjekin, unë personalisht kam punuar 15 vjet me fonde të USAID. Amerika nuk është donatori kryesor në Shqipëri. Europa financon më shumë se Amerika. Këtë nuk e them për ta nënvlerësuar. Pasi ndihma amerikane është më e rëndësishme politike. Vijmë te SPAK, kanë rroga 6 mijë euro në muaj. Ai buxhet është nga buxheti i shtetit,. Paguajnë taksapaguesit shqiptarë dhe ndikon zero në punën e SPAK. Ndërpritet asistenca teknike, ligjore, biletat, specializimet, pagesa e hoteleve. Nëse do të shkosh në konferencë ndërkombëtare amerikani të thotë prite vetë biletën. Kjo nuk ndikon në funksionimin e institucionit. Në dijeninë time, ka afro një vit e gjysëm që nuk ka as prezencë të SHBA në këto çështje.'

G.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?