TIRANË- Deputetja e PS, Klodjan Spahiu i ka cilësuar largimet e kolegëve të saj Vasilika Hysi dhe Eglantina Gjermeni si vendim personale, por duke theksuar që të dyja zonjat kanë dhënë një kontribut të madh në politikë dhe sidomos në barazinë gjinore duke forcuar rolin e gruas në vendimmarrje. Për të kjo ditë, 8 marsi është pikërisht për të vlerësuar kontributin e tyre.
“Vendimmarrja është personale, të jesh në politikë është si të jesh në mes të detit, ku ti nuk di not fare dhe më pas fillon noton për të mbijetuar dhe më pas je sërish amatore, profesioniste bëhesh me shumë vështirësi. Në këto 12 vite ka qenë vendimmarrje të rëndësishme dhe kontributi i tyre në mbështetje të grave e vajzave ka qenë i jashtëzakonshëm”, tha Spahiu.
Në lidhje me prurjet e reja në PS, si Najada Çomo e Luljeta Bozo, deputetja Spahiu tha se këto janë një vlerë e shtuar për socialistët. Spahiu tha se në parlament duhet të ketë një ndërthurje brezash në mënyrë që të gjithë të kenë përfaqësuesit e tyre në parlament pasi kjo do të ishte gjëja ideale.
“Një ndërthurje e të gjitha brezave do të ishte shumë mirë që t’i kishin përfaqësues në parlament, unë do të insistoja që padyshim që politika të jep pjekurin por baza sot është jeta profesionale nga i cili ti vjen, nëse ti formohesh profesionalisht dhe më pas formohesh edhe në politike do të ishte një kontribut i jashtëzakonshëm. Çdo prurje e re është vlerë e shtuar në PS”, tha Spahiu.