Spahiu në Report Tv: Opozita proteston para bashkisë, se nuk mbledh dot njerëz para qeverisë

5 Qershor, 18:15| Përditesimi: 5 Qershor, 18:21

  • Share

 

Juristi Kreshnik Spahiu thotë se opozita del të protestojë para bashkisë, pasi nuk ka njerëz që të protestojë para qeverisë. I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, Spahiu theksoi se opozita ka zgjedhur një kauzë të gabuar.

‘Opozita shqiptare ka të drejtë të protestojë, por jo për marrëveshjen me Melonin. Si mund të kesh këtë frymë anti-europaine. Opozita me këtë frymë ka zgjedhur një kauzë të gabuar. Dalin me 200 veta protestojnë para bashkisë se nuk kanë njerëz para qeverisë. Dil rrëzojë Edi Ramën. Pse nuk nxjerrë dot 100 mijë njerëz nuk mund të përdorësh kauzat. Duke zgjedhur një betejë të gabuar forcojnë Edi Ramën. Ndjej keqardhje të ndërtohen mbi kauza dhe bazë ta paqena.’- tha Spahiu


Lajmi kryesor:

Spahiu në Report Tv: Qytetet e BE kanë 500.000 kampe refugjatesh, por s’ju dëmtohet turizmi! Afganët e Muxhahedinët s’e penguan turizmin në Lezhë apo Gjiri Lalzit


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?