Spahiu në Report Tv: Shqipëria 34 vjet vetëm i ka eksportuar mbetjet e rrezikshme sepse s’ka fabrika riciklimi apo asgjësimi

23 Gusht, 17:43| Përditesimi: 23 Gusht, 21:14

  • Share

Juristi Kreshnik Spahiu në një intervistë për Report Tv ka folur në lidhje me mbetjet toksike të cilat dolën nga kompani Kurum në ish-Metalurgjikun në Elbasan.

Sipas Spahiut Shqipëria ka 34 vite që eksporton mbetje të rrezikshme pasi nuk ka fabrika riciklimi.

‘E vërteta është së në 34 vjet mbetjet e rrezikshme janë eksportuar nga Shqipëria jashtë. Në furrnalta ku përpunohet apo prodhohet hekuri, pjesët e mbetjeve janë mbetje të rrezikshme që vijnë nga plastika nga materiale të tjera, nga inerte. Duhet të kishim fabrika funksionale të riciklimit apo asgjësimit të këtyre mbetjeve deri më sot këto janë eksportuar. Të gjithë që bëjnë këtë debat, pse sot u zbulua kjo historia e kontejnerëve.

Çfarë duhet të bëjnë. Kjo nuk qe vetëm një rrugë tranzit. Këto janë mbetje nga prodhuesit e hekurit në Shqipëri të cilët pretendojnë se këto i eskortojnë në mënyrë të ligjshme. Lejohet në bazë të një sistemi ligjor, për këtë biznes. A është fshehur diçka nga prodhuesi i këtyre mbetjeve ky është detyrim i SPAK ta zbulojë. Është e pajustifikueshme të merret në mbrojtje një kompani që është subjekt i hetimit. Nga prodhimi apo përpunimi i hekurit dalin këto mbetje. Në Elbasan ka pirgje me mbetje dhe janë larg çdo standardi europian. Për sa kohë nuk ka fabrika riciklimi funksionale duhet të eksportohen.

Kjo nuk është hera e parë është e mijta herë që bizneset shqiptare eksportojnë këto mbetje të rrezikshme kryesisht drejt Kinës. Ky është një biznes që ka funksionuar normalisht. A është bërë ky kundër standardeve ndërkombëtare kjo mbetet për tu parë. ’- tha Spahiu.

Ora 18:04
Shqipëria filloi prodhimin e armëve / Spahiu: Pas shkatërrimit 100% fabrikave ngelëm shteti më i dobët ushtarakisht në Europë

Juristi Kreshnik Spahiu thotë se pas shkatërrimit të depove të armëve në 1997, mbetëm shteti më i dobët ushtarakisht në Evropë. Në një intervistë për Report Tv, Spahiu nënvizoi se është një lajm i mirë që Shqipëria po prodhon armë.

'Prodhimi i armëve i hapet një ditë jeshile. Pas ‘97 me shkatërrimin e gjithë depove të armëve Shqipëria u shndërrua në shtetin më të dobët ushtarakisht në Europë. Është lajm i mirë për Shqipërinë për shkak se forcimi ushtarakisht i Shqipërisë i rrit peshën gjeopolitike të Shqipërisë në Rajon. Shqipëria është shteti amë dhe të gjithë duan të kenë një shtet të fuqishëm ushtarakisht.'- tha Spahiu.

Ora 17:54
Spahiu: Tre arsye politike pse shefi CIA vizitoi Kosovën, Serbinë dhe Bosnjën, por jo Shqipërinë

 

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar si historike vizitën e shefit të CIA-s William Burns në Kosovë. Në një intervistë për Report Tv, Spahiu tha se fakti që viziton tre shtet si Kosova, Bosnja dhe Serbia tregon vëmendjen e SHBA-së për të parandaluar një vatër lufte në Ballkan.

‘Është një ngjarje historike për Kosovën, kjo i vendos tre vula të gjitha hamendësimeve që mund të ketë ndryshim të kufijve në rajon apo Kosovë. Fakti që shefi i shërbimit sekret të SHBA viziton vetëm tre shtete që janë Bosnja, Serbia dhe Kosova, është një fakt që zbulon qëllimin e vërtetë dhe arsyet pse i viziton këto vende. SHBA duan të jenë garanti dhe të parandalojnë çdo lloj rreziku për hapjen e një vatre lufte në Ballkan.

Dihet që interesa të Rusisë apo Iranit mund të jenë për të hapur një konflikt luftë në Ballkan, në këtë kontekst vizita e William Burns në Kosovë në Bosnje dhe në Serbi nxjerr që targeti është në 3 vende jo të qëndrueshme, por 3 shtete ku për shkak ë historikut mund të ndizet një vatër luftë. Fakti që është fokusuar vetëm në këto shtete, duket se arsyet janë për të parandaluar një luftë të mundshme, te këto 3 shtete të cilat kanë krijuar turbulenca me Uashingtonin vitet e kaluara. DASH përshëndeste Serbinë si partnere në luftën kudër Rusisë. Është hera e para që Uashingtoni lëshon një deklaratë të tillë.’- tha Spahiu.

Ora 17:49
Spahiu: Elbasani qytet i pajetueshëm nga depozitimi mbetjeve toksike, pirgjet me skrap dhe furnalta pa filtra

Juristi Kreshnik Spahiu në një intervistë për Report Tv, tha se Elbasani sot është kthyer në një qytet mizerabël për shkak të përpunimit të hekurit pa filtra. Sipas Spahiut ish-Metalurgjiku punon me një teknologji mizerable.

‘Sot Elbasani është një qytete i pabanueshëm me një cilësi mizerabël dhe i rrezikshëm për jetën e shëndetin e njeriut për shkak të mbetjeve të rrezikshme pirgjeve gjigantë të skrapit dhe përpunimit të hekurit pa filtra. Ish metalurgjiku punon me një teknologji mizerable. Në çdo mëngjes elbasanasit zgjohen me një re të zezë.’- tha Spahiu.

Ora 17:46
Spahiu: Çudia e politikës; Dikur protestonin të mos hynin mbetje toksike, sot kërkojnë të rikthehen në Shqipëri

Juristi Kreshnik Spahiu e cilëson si të çuditshme revoltën për moseksportimin e mbetjeve toksike. Në një intervistë për Report Tv, Spahiu tha se dikur protestohej kundër importit të mbetjeve, ndërsa sot protestohet kundër eksportimit.

‘Kam një qasje edhe për shkak të distancës më të ftohtë dhe kontrovers në këtë temë. Çudia e politikës shqiptare qëndron në faktin se dikur protestonin në bulevard kundër importit të mbetjeve sot protestojmë kundër eksportimit të mbetjeve të rrezikshme jashtë Shqipërisë. Ta ndajmë mendjen mbetjet duhet të ikin jashtë Shqipërisë apo të mbeten. Të dyja nuk qëndrojnë o do të jesh pro importit ose jo.

Mbetjet e rrezikshëm duhet të eksportohen të hiqen nga Shqipëria. Si mundet sot të kërkosh kthimin e kontejnerëve të mbetjeve të rrezikshme në Shqipëri kur Shqipëria nuk ka impiante funksionalë për riciklimin e mbetjeve të rrezikshme. Nëse kthehen përsëri në Shqipëri ku do të shkojnë në Durrës apo Elbasan.’- tha Spahiu.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • poli: 24/08/2024 05:57

    VETEM INCENERATORET NE TIRANE,,,DURRES,,SHKODER,,VLORE,,SARANDE,,KORCE,,,DO NA SHPETOJNE NGA PLEHRAT,,,EDHE FABRIKAT E RICIKLIMIT TE PLASTIKES,,LETRES DHE QELQIT.....

    Përgjigju
  • Ish oficer i usht. Popullore: 23/08/2024 21:19

    Mirë more mirë që do të riaktivizoni indust. ushtarake,mirë dhe që dotë shisni,por ushtri a do të krijoni?Se me ushtar rogëtar nuk mbrohet Atdheu,do struktura të mirëfillta.Shteti shqiptar as sa në kohën ezogjit nuk ka ushtar.Kreshnik je pjesa e të keqes(je pjesë e Saliut,Tritanit,Meksit e kompani)Jep njëherë llogari pastaj të japësh mënd.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?