Kreshnik Spahiu duke komentuar në Report Tv deklaratat e Tanja Fajon në Tiranë dhe aktualitetin në BE, shprehu mendimin e tij se mund të vijë një moment që Bashkimi Europian të mbyll zonën Shëngen për vendet jo anëtare, përfshi dhe Shqipërinë. Kjo sipas tij mund të ndodh me një konflikt të përshkallzuar me Rusinë.
'Shqipëria duhet të punojë shumë për të qenë pjesë e BE. BE dhe planeti nuk rrotullohen në Tiranë. BE mund të jetë në prag të futjes në luftë më thellë me Rusinë. Dhe në rast se lufta përfshin BE, shtetet e BE-së janë të detyruar te mbyllin zonën Shengen, jo vetëm për Shqipërinë. Europa nuk është e rrezikuar nga 1 milion shqiptarë, por nga dyndja ilegale 1 miliard arabëve, kinezëve, afrikanëve që dëshirojnë të vijnë në mënyrë ilegale për varfëri, diktaturave, shkeljes së lirisë. Tentojnë të vijnë në BE dhe nuk mund të menaxhohet një situatë dhe BE nuk mund të përballojë një dyndje të lartë', thotë Spahiu për Arbër Hitajn.
Lajmi kryesor:
Spahiu: BE s’rrezikohet nga emigrimi i 1 milion shqiptarëve, por nga dyndja e 1 miliard afrikanëve, arabëve dhe aziatikëve
G.K//ReportTv.al