Politikë

Spahiu: Nëse Berisha do keqpërdorë mesazhin e Ambasadës së SHBA, do ketë deklaratë të ashpër nga DASH

28 Maj, 18:02| Përditesimi: 28 Maj, 18:40

  • Share

Urimin e Ambasadës së SHBA ndaj popullit shqiptar për zgjedhjet e 11 majit, juristi Kreshnik Spahiu, e cilësoi si një mesazh të qartë, se SHBA ka njohur zgjedhjet.

Në një lidhje skype, për emisionin 'Studio Live' në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, ai tha se nëse Berisha do ta keqpërdori mesazhin, atëherë sipas tij mund të ketë edhe një deklaratë të ashpër nga DASH.

‘Kishte 3 ditë që liderët e opozitës po e përdorin heshtjen e SHBA si mosnjohje të zgjedhje dhe ky mesazh i vuri kapakun nëse i njohin ose jo zgjedhjet. Ata që duan që ta lexojnë në një optikë tjetër, nëse PD do ta keqinterpretojë dhe do të keqpërdori urimin e ambasadës nuk është çudi që të ketë një reagim të ashpër të DASH. Nëse ata nuk dinë që të lexojnë një mesazh do të pasohet me konsekuenca të tjera. Është një mesazh i qartë ku urohet populli shqiptar për zgjedhjet dhe nuk urohet nëse zgjedhjet janë manipuluar. Është një mesazh i drejtëpërdrejt ku urohet populli për mënyrën se ski populli shprehu vullnetin e tij’, tha ai.

Për Spahiun, mungesa e një urimi për kryeministrin Rama mund të interpretohet edhe si pjesë e një qasjeje të re të SHBA ndaj Shqipërisë.

‘Amerika nuk ka bërë thirrje që në Shqipëri të mos votohet Sali Berisha ose Edi Rama, ata kanë qenë indiferent. Kur SHBA do të ndërhyj në një proces zgjedhor e bëjnë hapur atë. Ata i kanë mesazhet e qarta. Dikush mund të thotë se nuk uruan Ramën sepse ka një qasje të re të SHBA me Shqipërinë. Edhe kryeministrin e Gjermanisë se uruan, po në Kosovë ka ndonjë urim për Kurtin. Berisha dy ditë para zgjedhjeve Berisha tha se do ti hiqet non grata dhe të na sqaroj pak se në çfarë date do të niset në SHBA, apo është harruar kjo gjë?’, tha ai.

Spahiu tha se Berisha duhet që të bëjë transparencë për faturën që ka paguar për këshilltarin elektoral në zgjedhjet e 11 majit, Chris LaCivita.

Sipas tij, nëse Berisha pranon mandatin në shtator, atëherë ai bëhet pjesë e tepsisë së Ramës dhe e gjithë retorika e tij është një mashtrim. 

'Berisha para se të denoncoj krimin zgjedhor duhet që të deklaroj se kush është fatura që është paguar LaCivita. Ai ka detyrimin që të çoj në KQZ faturat e shpenzimeve të fushatës elektorale. Ajo është një faturë tjetër dhe vetën në Shqipëri ndodh të dal një amerikan të flas në sheshe dhe të mos thotë sa është paguar, ne qofshim si komb. Ai është tallur me shqiptarët për mënyrën se si e shihnin, sikur ishte perëndi kur ai nuk përfaqëson asgjë. Nëse Berisha do të shtyjë verën dhe pushimet e korrikut me alibin me zgjedhje të reja dhe qeveri teknik dhe në 1 shtator pranon mandatin dhe e njeh atë parlament atëherë bëhet edhe ai pjesë e tepsisë e Edi Ramës. Nëse ai merr mandatin kjo histori është një përrallë', tha ai. 

Ora 18:22
Spahiu: Rama do largojë nga qeveria dhe partia, çdokënd që po hetohet apo përgjohet nga SPAK

 

Juristi Kreshnik Spahiu deklaroi se kryeministri Edi Rama ka nisur një proces “spastrimi” brenda Partisë Socialiste.  Sipas tij, Rama synon largimin e çdo zyrtari që është subjekt hetimi apo përgjimi nga SPAK.

‘Edi Rama po bënë një lloj spastrimi për të larguar çdo socialist që është pjesë e hetimeve të SPAK. Po bënë një projekt që të mos ketë më telashe që i kanë shkaktuar pasoja të mëdha të bashkëpunotërve të tij që janë arrestuar dhe të pandehur. Unë mendoj se Rama është i pari që e ka ndjerë koston që ka PS nga disa çështje korruptive që janë sot objekt i hetimit të SPAK. Fakti që partitë e reja nuk u bënë me Ramën treguan se s’janë me Ramën.

Berisha i mbante ministrat dhe nuk i ndërronte, kurse Rama se ka problem ai mjafton që të jetë vet kryeministër dhe ka për borxh të marr çdo emër. Ai është njeri i surprizave dhe merr edhe njerëz pa meritokraci. Unë kam një bast politikë Rama nuk do bëjë ministër asnjë nga xhaketat e vjetra të PS që kanë shumë vite në Kuvend. Ai do bëjë një qeveri me emra të panjohur’, tha ai.

Ora 18:17
Spahiu: Procesi gjyqësor për Ilir Metën duhet bërë me dyer të hapura për publikun dhe gazetarët

 

Për juristin Kreshnik Spahiu, procesi gjyqësor për Ilir Metën duhet bërë me dyer të hapura për publikun dhe gazetarët.

Sipas tij, procesi duhet që të bëhet me dyer të hapura pasi është proces me interes për publikun.

'Procesi penale ndaj Metës pavarësisht kohës do të jetë një nga proceset më me interes për publikut dhe procesi duhet që të bëhet me dyer të hapura dhe publik për shkak të interesit që të shoqëria për një gjykim që i bëhet një ish-presidenti. Është hera e parë që ka disa politikan të lartë të LSI bashkëpuntor të Metës që janë dëshmitarët kryesor mbi dëshmitë e të cilëve është bazuar akuza. Në dijenin time për këta persona që thotë Meta nuk është kryer ndonjë procedurë për t’i dhënë atyre statusin e bashkëpuntorit të drejtësisë.

Ka një qëndrim që thuhet se Meta është arrestuar në këmbim të lirimit të Berishës. Do ishte mirë që të kishte një sqarim më të gjerë për këtë ndoshta vet nga Meta por se di nga buron ky informacion', tha ai.  Çdo zyrtar i lartë duhet që të gjykohet në masa të tjera sigurie, arresti me burg duhet që të jetë masë ekstreme, kur nuk respekton masat e tjera të sigurimit. Nuk e mirëpres një masë të arrestit me burg', tha ai. 

Ora 18:13
Ironia e Spahiut: Berisha dha dorëheqjen por e refuzoi ashpër Rama, i tha që na duhesh për 2029

 

Juristi Kreshnik Spahiu tha se çdo herë që humb në zgjedhje Berisha nuk njeh rezultatin. Ai ironizoi duke thënë se Berisha dha dorëheqjen, por e refuzoi ashpër Rama.

'Berisha ka paraqitur dorëheqjen, po ajo refuzua ashpër nga Rama sepse ai i ka thënë që na duhesh deri në vitin 2029. Nuk ka nevojë Rama që të blinte vota, sepse ka në dorë kryetarin e opozitës, pra Berishën e ka në xhep. Kjo që po ndodh ka interesin personal të Berishës që të mos largohet. Ai sa herë që pëson humbje ka një avaz, ai nuk njeh rezultatin dhe nuk e dorëzon partinë. Nëse ai e lëshon tani partinë duhet që të hap garën për zgjedhje’, tha ai.

Sipas tij, Berisha nuk duhet që të kërkoj hapjen e kutive të votimit për zgjedhjet, por hapjen e kutive të primareve.

‘Berisha nuk e ka problemin që ka rënë politikisht, por ai ka rënë fizikisht. Ai kërkon që të hap kutitë për zgjedhjet, por ai në radhë të parë duhet që të hap votat e primareve. Demokratët votuan dhe procesverbalet i grisi Berisha dhe vendosi kë donte në listë të  hapur ose të mbyllur’, tha ai.

S.B/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi, si e vlerësoni punën e legjislaturës që po mbyllet?