Politikë

Spahiu: Nëse dështon SPAK përfiton qeveria që ka 1000 të proceduar dhe jo opozita që ka një Berishë të lirë

30 Janar, 22:23| Përditesimi: 30 Janar, 22:30

  • Share

Kreshnik Spahiu është i mendimit se nga bllokimi i fondeve amerikane për Shqipërinë do të përfitonte Partia Socialiste dhe mazhoranca, pasi numri i të proceduarve nga radhët e tyre është shumë më i madh se ai i PD-së së Berishës apo opozitës në tërësi.

Për Marsela Karapançon në 'Frontline', juristi shton se Berisha dhe Rama do bëhen bashkë për të mos votuar në parlament zgjatjen e mandatit të prokurorëve të SPAK.

'Ndjej keqardhje këto dy ditë, që populli unë realisht i percepton gabim ose manipulohet më lehtë se popujt në Ballkan. Me aktin e dekretit të pezullimit të fondeve janë pezulluar dhe fondet e gjykatës speciale në Hagë. Asaj gjykate që po gjykon liderët e UÇK-së. Ky vendim favorizon ndjeshëm liderët e UÇK-së. Askush nuk spekulon që ky vendim po liron Thaçin apo Veselin. As ata që përfitojnë as ata që dëmtohen nuk po spekulojnë. Kurse në Shqipëri, ku SPAK është shumë periferi, manipulohet drejtpërdrejtë. Nëse ka një parti që do festonte nga bllokimi i fondeve amerikane do ishte PS.

Për herë të parë në historinë e zgjedhje një qeveri shkon me një opozitë ekstra që është SPAK. Gjysma janë o në burg, o në arrati.  Ata që gëzohen më shumë ose dëshirojnë më shumë mbylljen e SPAK janë Partia Socialiste. Ajo foto në mëngjes, sa 1 mijë fjalë, aleanca dhe qeveria teknike. Sot qeveria teknike, ishte aleanca anti SPAK. mandati i prokurorëve te SPAK nuk do zgjatet. Amerikanët nuk janë donatorët më të mëdhenj në Shqipëri. Shtetet europiane kanë jo dhjetë herë por me dhjetëra herë fonde amerikane. Mbështetja amerikane matet me influencë diplomatike. Po të kapi vesh matet me miliarda euro, 11 fjalë. Amerikanët e ushtrojnë forcën me influencë.'


Lajmi kryesor:

Ironia e Spahiut/ 180 shtete po ankohen tek Trump: Pse për inat të SPAK bllokove dollarët e gjithë botës?


G.K/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha planifikon të shpërbëjë SPAK nëse fiton më 11 maj, çfarë mendoni?