Kryeministri Edi Rama propozoi pak ditë më parë se duhet një Parlament me 101 deputetë.
Lidhur me këtë juristi Kreshnik Spahiu, në një lidhje skype për emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ tha se nëse Kuvendi bëhet me 101 deputet, kjo mund të bëjë që partitë e reja të mos kalojnë dot pragun elektoral.
Spahiu ka deklaruar se strategjia e kryeministrit Edi Rama për ndryshime kushtetuese është planifikuar që pas rezultatit të 11 majit.
‘Kjo është një strategji e menduar dhe e planifikuar që kur ai pa rezultatin e 11 majit. Rama ka planifikuar që këtë fitore të thellë të përpiqet që të bëjë ndryshime kushtetuese dhe strategjia e tij është e papranueshme sepse mund të ketë pasoja të mëdha. Argumenti që thotë ai se do kursejë 40 rroga deputetësh mund të bind disa njerëz, por duke futur një numër të kufizuar me 101 deputet të bëjë rindarjen territoriale. Nëse do të bëhet kjo do të jetë e pamundur futja e lëvizjeve të tjera politike. Do tentohet ndryshimi kushtuetutës dhe nuk ishte thjeshtë një retorikë’, tha ai.
Juristi Kreshnik Spahiu komentoi edhe procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai tha se SHBA po përgatit pafajësinë dhe rikthimin e Hashim Thaçit në Kosovë.
'Dëshmia e James Rubin është në vigjilie të një sërë dëshmish të personaliteteve amerikane që do të pasohet edhe nga të tjerë që kanë përgatitur një strategji mbrotjëse për të çuar drejt pafajësisë të liderëve të UÇK. Ajo përbën një kthesë në procesin penal të liderëve të UÇK sepse i jep orientim gjykatës që s’mund të bëjë një ndëshkim kolektiv. A është kjo e vërtet apo një strategji kjo s’ka rëndëi, por një gjë është e sigurt në thelbin e dëshmisë duket që pas gjithë UÇK kanë qenë SHBA’, tha ai.
Komente
