Politikë

Spahiu: Nëse Rama s’do ishte 100% i sigurt në fitoren e Tiranës, nuk do e shkarkonte Erion Veliajn

24 Shtator, 21:26| Përditesimi: 25 Shtator, 07:32

  • Share

Juristi Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama është i sigurt në fitoren e PS, nëse do të mbahen zgjedhjet e reja për kreun e ri të Bashkisë së Tiranës.

I ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, sipas tij Tirana mund të shkojë në zgjedhje brenda dy muajve.

‘Është një çështje që edhe vet Rama ka thënë që ka qenë pjesë e debateve. Në Shqipëri janë arrestuar afro 30 kryetra bashkisë në këto 35 vite dhe në asnjë rast nuk është proceduar si në rastin e Veliajt. Ne jemi përballë një fakti në të cilin mendoj se qeveria nuk do të pres vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Në Shqipëri opinioni i juristëve nuk konsiderohet nga politika dhe Shqipëria s’ka një Gjykatë Kushtuese që të ketë forcën që ti rezistojë forcës politike. Unë them se Tirana do të shkoj në zgjidhje brenda dy muajve. A do e çonte PS në zgjedhje Tiranën më këto pengesa ligjore nëse s’do të ishte e sigurt në fitore?’, tha ai.

Ora 22:59
Spahiu: Rama me Manastirliun mbylli traditën, që kryetari i Tiranës të pretendoj për kryeministër

1758743332_kreshnikspahiu.jpg

Juristi Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se me zgjedhjen e Ogerta Manastirliut si kandidate e PS për Tiranën, Rama mbylli traditën, që ai që zgjidhet kryetari i Tiranës të pretendoj të kandidojë për kryeministër.

‘Të dy dhe Rama dhe Berisha kanë qëllim që të mos zgjedhin profile të larta që zgjidheshin vite më para. Ka qenë një traditë ata që do të ishin kandidatë për kryetar bashkie që të kandidojë për kryeministër. Rama i dha fund historisë që kush merr çelësat e Tiranës s’mund të jetë kryeministër. PD ka pasur kandidatura më të larta ka pasur Sokol Olldashin, Spartak Ngjelen dhe Lulzim Bashën dhe sa erdhi e ulu nivelin përfaqësues. Po ta vësh re këta zgjedhin Arlind Qorin ku të gjejnë një emër që të ngecin që të thonë ja ne e ndamë përgjegjësinë. Të marrësh Tiranën do të thotë të marrësh gjysmën e Shqipërisë’, tha ai. 

Ora 22:00
Spahiu: Zgjedhjet e Tiranës do bëhen në nëntor, nuk besoj që gjykata do i pezullojë

 

Juristi Kreshnik Spahiu, tha se zgjedhjet për drejtuesin e ri të Bashkisë së Tiranës sipas tij do të bëhen në nëntor. Ai tha se nuk beson që gjykata do i pezullojë.

‘Nuk është respektuar afati dyjavor, që do të thotë sapo është komunikuar një vendim i qeverisë për shkarkimin e një kryetari bashkie pas dy ditësh presidenti i ka dekretuar dhe nuk është respektuar afati një javë pasi është zbardhur dhe dy javë më pas. Për të gjitha rastet nuk është bërë pas 3 javësh. Edhe në rastin e Lefter Allës, dy ditë pas qeverisë ka dal dekreti. Zgjedhjet e Tiranës do bëhen në nëntor, nuk besoj që gjykata do e pezullojë’, tha ai.

S.B/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?