Spahiu: Nëse Shqiperia hyn në BE, do hapen 2000 kampe refugjatësh nga dyndja

6 Qershor, 22:33| Përditesimi: 6 Qershor, 23:08

  • Share

 

Juristi Kreshnik Spahiu u shpreh në Frontline se nëse Shqipëria hyj në Bashkimin Europian do të hapen në vendin tonë 2000 kampe refugjatësh, pasi do kthehemi në portën e parë hyrsë të refugjatëve në Bashkimin Europian nga jugu i Europës. 

'Ditën që do jemi në BE përgatitemi për 2000 kampe emigrantësh. Do jemi nga portat e para për bregun e Mesdheut. E rëndësishme duhet të saktësojmë,. Nuk merren nga Italia. Merren nga deti i hapur nga deti Mesdhe dhe sillen në Shqipëri dhe jo diku tjetër, nuk lejohen, kjo ndan të drejtat e njeriut apo deportimin.

Është një model europian jo italian, mendohet si parandalues për një krizë ky është mbërthyer gjithë Europa. Janë 500 mijë kampe në gjithë BE-në. Kam ndjekur fushatën elektorale të europarlamentar dhe tema kryesore është emigracioni. Gjithë partitë nacionaliste kanë të njëjtën teze që qeveritë kanë dështuar në çështjen e emigracionit.

Mund të kërcënohen BE apo bashkëjetesa sipas tyre prej trafikimit të çështjeve njerëzore. Ne jemi populli më eksportues i emigracionit dhe jam kaq refraktar për ata që vijnë. Është debat i fortë në BE sesa në Shqipëri. E pavërtetë që fakti, do kenë të drejtë për azil këtu, por nëse lihen të lirë dhe dalin nga kampi bie gjithë projekti dhe marrëveshja, Italia synon të rishikojë procedurat e azilit këtu dhe ti kthej mbrapsht, nëse ata nuk ikin dhe rrinë këtu ka rënë marrëveshje. Ky është një projekt global ku gjithë BE po e projekton që tu thonë qytetarëve afrikanë që nuk do përfundoni në brigjet tona por në Ruandë apo Shqipëri', tha Spahiu.


Lajmi kryesor:

Protestat te Kuvendi dhe konferenca Rama-Meloni/ Kreshnik Spahiu në 'Frontline': Çudia e kampit afrikan do zgjas 3 ditë, aq sa e kampit të iranianëve apo afganëve


G.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?