Juristi Kreshnik Spahiu, në 'Repolitix' teksa komentoi akuzat e opozitës se SPAK kontrollohet nga qeveria, tha se veprimet e SPAK tregojnë të kundërtën.
Ai ngriti pyetjen se nëse Trump s’do të ndryshoj qëndrim ndaj Berishës, do e akuzojnë opozita si të blerë nga Soros.
‘Çdo veprim i SPAK tregon se SPAK nuk kontrollet nga kjo qeveri. Nëse Rama do të kontrollonte SPAK, Dako nuk do të dënohej me burg, sot shoku i tij i ngushtë nuk do të ishte me pranga në duar në komisionin hetimor. Sot jemi përballë një realiteti të ri. Këto veprime na çojnë në një konkluzion që retorika politike është e padrejtë ndaj akuzave që i bëhen SPAK. Nëse administrata e SPAK do të mbaj të njëjtin qëndrim në lidhje me SPAK ca do të thonë këta që u shit Trump. Unë e kam njohur Yuri Kim personalisht për ata që nuk e dinë Kim është dekretuar nga Trump dhe jo nga Biden. Ajo është një nga funksionaret më të larta të DASH’, tha ai.
Lajmi kryesor:
Spahiu: Nëse një qytetar i thjesht do kërcënonte SPAK-un si Berisha, a do merrej i pandehur?
S.B/ReportTv.al