Politikë

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie

26 Dhjetor, 21:45| Përditesimi: 27 Dhjetor, 08:30

  • Share

Për juristin Kreshnik Spahiu, ngjarja e vitit 2024 është ‘Shqipëria turistike’. I ftuar në emisionin ‘Frontline’ në Report Tv, Spahiu thotë se dikur 80% e planetit nuk e njihte vendin tonë, as nuk e dinin ku pozicionohej gjeografikisht, ndërkohë që sot situata është krejtësisht ndryshe me një vend të promovuar gjithnjë e më shumë sa i takon aspektit të turizmit.  

“Ngjarje do konsiderojmë Berishën po të shohim afatshkurtër, po të shohim pak më larg, ngjarja e 2024 është Shqipëria turistike. Shqipëria që kur është krijuar si shtet, ka qenë për një pjesë të planetit, inekzistente. Gjysma e popullsisë në planet nuk e dinin se ku binte gjeografikisht Shqipëria. Ka shtete në kontinente tjera nuk e dinin që ekzistojmë. Në 2024, Shqipëria është një kapitull ku kudo që të jesh jashtë, arrijmë të bëjmë diferencën”, tha Spahiu.

Sot, Spahiu thotë se të huajt e konsiderojnë Shqipërinë me perlën e Europës dhe kjo sipas tij përbën një epokë të re për vendin tonë.

“Më parë kur thonim që jemi shqiptarë, evidentoheshin me cilësi të tjera, kur sot themi jemi nga Shqipëria 99% e të huajve thonë Shqipëria është vend i mrekullueshëm, perla e Evropës, vendi juaj madhështor. Kjo është ajo që përbën një epokë të re për Shqipërinë”, vijoi Spahiu.


Lajmi kryesor:

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu


SI.E./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?