Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar protestën e opozitës në Tiranë dhe pjesëmarrjen e saj. Në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, juristi Spahiu thotë se “nuk përmbyset regjimi politik i Tiranës me 20 autobusë protestuesish që vinë nga fshatrat”.
Kjo pjesëmarrje e ulët në protestë, sipas Spahiut nuk e dobëson qeverinë, por e forcon atë.
Është e rëndësishme që publiku të kuptojë diçka esenciale lidhur me protestën. Kam dëgjuar analiza që thonë pse mos të digjet Tirana njësoj si në Paris, Athinë, Berlin, Bruksel. Duhet tua sqarojmë qytetarëve, në rrugët e Athinës Berlinit, në flakët apo bombat moltov, nuk janë deputet e tyre me makina që bllokojnë rrugë, janë fermerët me traktorë, janë shoqatat, janë lëvizje jashtë parlament. Në asnjë vend të Europës nuk janë deputetë që zhvillojnë lëvizjet radikale në rrugë. Qartazi kemi të bëjmë me një kauzë e cila është pa objektiv, askush nuk e di se çfarë kërkojnë, kush është objektivi kryesor. Si mundet kaq njerëz të varfër, të papunë, kaq të mjerë të keqpërdoren për të protestuar çdo ditë e për të thirrur Berisha, Berisha. S’kanë dal as për emrin e 14-vjeçarit që u vra. Me 20 autobusë nga fshatrat kërkojnë të bllokojnë kryeqytetin. 20 autobusë me militantë, me 3 mijë veta ti nuk përfaqëson dot popullin dhe në fund kjo nuk përkthehet në dashuri dhe mbështetje por urrejtje. Kjo redukton votat e opozitës. Po mbledhin më pak njerëz se partitë e reja. Askush nuk shkon ti mbështesë nga Tirana. Më tregoni sa është numri i qytetarëve të Tiranës, si mund të rrëzosh regjimin e Tiranës kur s’ke 500 tironsa në protestë. Këta e polarizojnë situatën në prag të zgjedhjeve që të thonë kjo është qeveria, ne opozita, s’keni alternativa tjera. Nuk është e keqja pse protestojnë, por pse dështojnë me protesta. Këta e forcojnë Ramën me protesta të vogla. Nuk është e keqja që protestohet kundër qeverisë por duke djegur kauzat dhe duke nxjerrë 2 mijë veta ti e forcon qeverinë, nuk e dobëson. Çfarë do ndodhë nesër? Një qeveri më e fortë. Ata do tallen, do thonë me 2 mijë veta do na rrëzoni.
Nëse dalin punonjësit e bashkisë përballë protestuesve, kush është numri më i madh. Si mundet një parti opozitare, të katandiset me 200 veta protestë para bashkisë, ja 500. Si ka mundësi 500 protestues, në kauzën më të fortë kur ti je në ditën më të vështirë. I gjithë mesazhi është që këta nuk kërkojnë rrëzimin e Ramës, këta kanë objektiv tjetër, për të mos e rrëzuar Ramën. Në tërësinë e vet, qëllimi i protestë është diçka tjetër. Duke mos protestuar përballë zyrës së Ramës, këta shkojnë në zog të zi, te Veliaj, në autostradë, vetëm kundër qeverisë nuk janë duke protestuar.
Lajmi kryesor:
Ironia e Spahiut: Opozita nuk proteston për vrasjen 14-vjeçarit por për fundin e 84-vjeçarit
SI.E.//ReportTv.al