Politikë

Spahiu: Partia Socialiste ishte më demokratike me Fatos Nanon, sesa me Edi Ramën

12 Qershor, 21:37| Përditesimi: 13 Qershor, 08:57

  • Share

12 qershori shënoi 34 vite nga krijimi i Partisë Socialiste, e cila për juristin Kreshnik Spahiu është partia më e strukturuar në vend.

Por ai deklaroi se Partia Socialiste ishte më demokratike kur drejtohej nga Fatos Nanon sesa tani nga Edi Rama.

‘PS ka qenë dhe mbetet partia më e madhe në Shqipëri dhe me e hershme dhe me e strukturuar në organizim dhe ka përgjegjësi të madhe të gjendjes në të cilën është vendi qoftë me ato pozitive dhe jo pozitive. Rama shënon një rekord historik të jetëgjatësisë në pushtet të kësaj partie. A e krijoi Rama PS? Jo nuk është ai. Ishte Rama me fat që u zgjodh në krye të PS sepse nëse ai do të krijonte një parti të re a do të ishte kaq i suksesshëm.

Nëse do të ishte kryetar i një parti e tjetër do e kishte të vështirë që të qeveriste vendin. Fatos Nano do të mbahet mend edhe për një risi të tërheqjes përfundimtare nga politika, atë që se bëri Berisha, sepse ndenji aty dhe rivalizoi kryetrarin e PD dhe e mori me luftë pastaj. Kurse mua s’më pëlqen që në kaq vite nuk ka zgjedhje për kryetarin. Spahiu: Partia Socialiste ishte më demokratike me Fatos Nanon sesa me Edi Ramën’, tha ai.

Ora 22:22
Spahiu: Si ka mundësi që socialistët 12 vjet nuk ndërtuan 1 azil pleqsh, apo 10 pallate të pastrehësh?

 

Juristi Kreshnik Spahiu, tha se përpos arritjeve, në 12 vite qeverisje të PS ka pasur mungesë të investimeve sociale. Spahiu tha se PS nuk ka ndërtuar asnjë azil pleqsh apo pallate për të pastrehët.

‘Çdo popull meriton partinë që ka, kush mendon se PS apo PD është nën nivelin e shqiptarëve e ka gabim. Ato përfaqësojnë mentalitetin kulturën e shqiptarëve. Po ca ka meritë PS? Në ’91 PS mbeti një parti e pensionistëve dhe e zonave rurale, ndërsa PD ishte partia e rinisë dhe studentëve. Pas disa vitesh ka një rrokadë, bastionet që ka pasur PD i ka PS ka më shumë të rinjtë më shumë student, por problemet kryesore nuk është kjo partia e majtë.

Si mund të jem dakord me socialistët që kanë 12 vite që s’kanë bërë një azil, pallate sociale, asistencën sociale e kanë mizerabël. Është bërë përfaqësuese e oligarkëve. Në mungesë të alternativave të tjera po fiton PS. Nuk jemi për të bërë krahasim PD dhe PS, por për të folur për një parti që ka vite në qeverisje’, tha ai.

S.B/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 13/06/2025 03:05

    Te lumte goja z.Kreshnik Spahiu! 100 % dakord me ju.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord me kërkesën e gjyqtarëve për rritje të pagës me 700 euro?