Politikë

Spahiu: Partitë e reja kanë përgjegjësi historike që nuk u bashkuan si Pol i Tretë! Hyrja në BE varet nga konjukturat gjeopolitike

27 Mars, 22:19| Përditesimi: 27 Mars, 22:38

  • Share

 

Juristi Kreshnik Spahiu shprehet i zhgënjyer nga partitë e vogla dhe thekson se edhe sondazhet e tregojnë këtë. Pavarësisht se në shifra vlerësohen me 14%, kjo shifër fatkeqësisht nuk mund të përkthehet në mandate, pasi këto forca të reja janë të përçara.

Sipas Spahiut, këto parti dhe kryetarët e tyre po humbasin shansin historik për të ndryshuar estabilishmentin politik në tre dekada, duke mos u bashkuar dhe maksimalizuar votën, për ta përkthyer në mandate deputetësh, deri në 20 vende, kurse në formatin aktual rrezikojnë të mos marrin dot as edhe 1 mandat.

“Duhet të biem dakord për një mënyrë reflektimi dhe besimi që ka populli të partitë e reja, apo është urrejtja që ka ndaj të vjetrat dhe del ky 14%. Këto parti kanë përgjegjësi historike para shqiptarëve, që i hoqën mundësinë Shqipërisë për të reformuar Parlamentin në 11 maj. Ai 14% nuk do kthehet dot në 20 deputetë për të riformatuar parlamentin se u përçanë, pasi nuk do marrin dot as një mandat. Pra ato nuk mund të bëhen dot si Vetëvendosja, siç bëri edhe Albin Kurti.

Kemi 5-6 parti që kanë vetëm kryetar, as nënkryetar, as kryesi dhe as forume. Ngjajnë në nivel shoqatash, jemi fatkeq si shoqëri, sepse nuk kemi shoqëri civile. Por dikur bëheshin protesta të barabarta të shoqërive civile, të njëjta si të partive, Të vjen keq kur sheh se nuk janë bashkuar në një Pol të Tretë”, shprehet ai. 

Ndërsa shton se më shumë këto parti të reja duket sikur e kanë luftën me njëra-tjetrën, duke u sulmuar mes tyre, sesa të luftojnë estabilishmentin PD-PS.

“Por nuk mund të përmbysësh këtë politikë në Shqipëri, sepse po t’i shohësh 4 partitë e reja, kanë synimin më shumë për të luftuar njëra-tjetrën dhe rivale ndaj njëra-tjetrës, se për të ndryshuar estabilishmentin në Shqipëri, ndaj edhe kjo besueshmëri ndaj tyre është në këto shifra”.

Kurse për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, Spahiu mendon se kjo do varet nga konjukturat gjeopolitike të vetë vendeve të mëdha të BE-së, që nëse vendosin për zgjerimin, atëherë Shqipëria mund të hyjë në BE edhe në këtë legjislaturë dhe jo për shkak të punës së qeverisë.

“Në kuadrin gjeopolitik dhe të situatës mendoj se Shqipëria hyn në BE fal kësaj konjukture gjeopolitike. Nëse Francës, Gjermanisë, Italisë etj. do të duan zgjerimin, mund të hyjmë në BE edhe brenda kësaj legjislature. Varet nga konjukturat gjeopolitike dhe situatat”.


Lajmi kryesor:

Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Spahiu: Berisha nuk është Trumpist, sepse nëse nuk i hiqet Non-Grata, ai do dalë kundër SHBA-ve


A.Q/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?