Analisti Kreshnik Spahiu ka komentuar zhvillimin e zgjedhjeve të 11 Majit dhe rezultatin e deritanishëm. Spahiu ka thënë për Report Tv se ky është një rezultat historik për partitë e vogla.
Nga ana tjetër, ai tha se është moment historik edhe për pjesën që zgjedhjet, sipas tij, nxorrën Berishën të shkërrmoqur dhe pa perspektivë.
Më tej, Spahiu tha se Shqipëria Bëhet mund t’i afrohet edhe mandatit në Vlorë, sipas prognozës që lidhet me votën e diasporës.
“Unë personalisht e konsideroj moment historik dhe shumë të suksesshëm për partitë e vogla. Sigurisht që pritshmëria ka qenë shumë e lartë dhe mundësitë nga realiteti shqiptar kanë qenë një pengesë për të thyer një barrierë të jashtëzakonshme. Në qoftë se ka një notë pozitive në këto zgjedhje, janë partitë e reja: Nisma Thurrje, Shqipëria Bëhet, Mundësia dhe Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit. Dua t’i komplimentoj dhe dua të them që ky është kapitulli i ri në historinë politike shqiptare, nëse ata do të duan të marrin protagonizmin e opozitës. Është një moment historik që ka një PD të shkërmoqur, të dërrmuar dhe një Berishë krejtësisht pa perspektivë për të garuar. Sigurisht që ato, nëse do të ishin bashkë, do të prodhonin minimalisht 10 deri në 12 deputetë. Mendohet që Mundësia të marrë dy në Tiranë, Shqipëria Bëhet mendohet të marrë një në Tiranë, një në Fier dhe një në Vlorë. Informacionet e fundit janë që mund ta marrë një në Vlorë. Shqipëria Bëhet po i afrohet mandatit, sepse ka një prognozë 12 për qind të votës së diasporës dhe tani janë hapur kutitë e diasporës për Vlorën dhe do t’i afrohet shumë mandatit. Surpriza e këtyre zgjedhjeve është vota e diasporës, që të ketë përqindje kaq të lartë dhe votë për partitë e reja. Ndryshimet kanë ardhur nga partitë e reja. Nëse partitë e reja investuan, ato luajtën me një risk shumë të madh. Fushatat në diasporë ato i bënë pa u lejuar vota e diasporës. Falë presionit të tyre u bë e mundur vota e diasporës, dhe nëse ata e shndërrojnë në një bastion diasporën, mund të ndodhë që në zgjedhjet e ardhshme të kenë 100 mijë, 200 mijë, 300 mijë vota.” -tha Spahiu.
Komente

Z.Spahiu,po te beheshin bashke partite e reja,ajo shprehja e famshme e Fishtes per shqipot e pleshtat,do te dukej si e thene per alienet.S.d.q eshte fitore e madhe,po te merret parasysh se perballe kishin makinerin elektorale te partive te medha.Te shohim tani si do te sillen ne Kuvend.Te themi te drejten na ka marre malli per ate Kuvendin e pare pluralist qe eshte bere dhe skec humoristik nga i madhi Koco Devole.Ai Kuvend me tere ato parti edhe pse jo perfekte ishte 100 here me demokratik,100 here me i shikueshem e me i besueshem,me interesant se i sotmi.
Përgjigju