Politikë

Spahiu: Partitë e reja të kenë kujdes, sepse PS-PD shkrinë Metën me 19 deputet dhe Idrizin me 5 deputet

1 Qershor, 18:38| Përditesimi: 1 Qershor, 18:53

  • Share

Juristi Kreshnik Spahiu, një koment e pati edhe për partitë e reja në zgjedhjet e 11 majit. Ai tha se ato duhet që të ishin të bashkuara dhe jo të rivalizonin njëra-tjetrën.

Partitë e reja kanë arritur që të fusin nga një deputet në Kuvend. Gjithë elektorati gri kërkonte një opozitë të re vetëm ata kishin urrejtje ndaj njëri- tjetrit dhe më shumë sfidonin njëra- tjetrën sesa donin që të rrëzonin Ramën ose Berishën. Dhe këtë e kuptuan me vonesë, ose nuk donin që ta kuptonin. Unë kam qenë mbështetës i partive të reja gjithmonë, por ato duhet që të shfrytëzonin momentin. Në këto zgjedhje u shkri PL, që kishte 19 deputet në zgjedhjet e kaluara, u shkri PDIU që kishte 5 deputë, u shkri Lulzim Basha që ka qenë edhe kandidatë për kryeministër dhe sot nuk ekziston më. Një parti e re duhet që të shfrytëzojë momentin’, tha ai.


Lajmi kryesor:

Spahiu: Fakti që në shesh nuk protestojnë as 400 veta, provon që s’janë vjedhur 400 mijë vota


S.B/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Bëri mirë Berisha që akuzoi Shqipërinë si narkoshtet në samitin e PPE?