Spahiu: Pas mandatimit të Belerit në PE nga Greqia, ligji dekriminalizimit duhet griset nga Shqipëria

13 Korrik, 12:56| Përditesimi: 13 Korrik, 15:28

  • Share

Fredi Beleri i dënuar në Shqipëri për blerje votash, do të marrë lejen për të marrë pjesë në mbledhjen e Parlamentit Europian më datë 16 korrik, ku dhe do të bëhet betimi si eurodeputet.

Por, a duhet ti jepet leja Belerit që të bëjë betimin, pasi ai aktualisht është i burgosur?

Për juristin Kreshnik Spahiu, për të burgosurit që kanë kaluar masën mbi 4 të 5 të dënimit lejohet që të jepet leja.

Me gazetarin Nertil Agalliu në 'Lajmi fundit' në Report Tv, Spahiu, u shpreh se nëse Beleri do të mandatohet nga Parlamenti Europian, atëherë sipas tij, Shqipëria duhet që të gris ligjin e dekriminalizimit.

“Kur Berleri kërkonte betimin ishte në paraburgim tani është i burgosur dhe ka kryer afro 80 për qind të masës së dënimit dhe atij tashëm i kanë ngelur edhe 3 muaj dhe për shumë të burgosur që kanë kaluar masën mbi 4/5 parashikohet jo vetëm leje, por edhe lirim me kusht.  Tani është momenti që shqiptarët të shohin nëse kemi një Europë që është me një standard, apo është me 2 standarde. Nëse Parlamenti Europian do ta mandatoj Belerin, Shqipëria duhet që të gris ligjin e dekriminalizimit dhe ti thotë Europës ju që mbani dy standarde nuk mund të diskriminoni Shqipërinë, si një shtet që e konsideroni si një vend i botës së 3”, tha ai.

Sa i përket shoqërimi të Belerit jashtë kufinjve, nëse do të bëhet nga autoritetet shqiptare, apo do të ketë një koordinim mes atyre shqiptare dhe të huaja, juristi Kreshnik Spahiu tha se Beleri nuk do të ketë shoqërim të tij nga autoritetet.

Juristi theksoi se Beleri është në përfundim të dënimit dhe nuk beson se ai do ti shmanget pjesës së mbetur të dënimit që duhet të kryej.   

Jo, sepse ai nuk është në kushtet e arrestit dhe të paraburgimi, ka një nivel mirëbesimi që ai të mos shoqërohet jashtë kufinjve. Është si një konratë e pashkruar që nëse ai do ta shkel kjo do të jetë një rrethanë rënduese për të. Unë nuk mendoj se ai do ti shmaget pjesë së mbetur së vuajtjes së dënimit", tha ai.  

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fatosi-kosove: 13/07/2024 22:03

    Zoti Spahiu te e din fare mir se kur behet fjale per serbet dhe greket pikrisht ne europe ligjet thuhen krejt ne menyre tjeter, edhe berisha i zbatonte sipas bindjes politike psh ishe vrases por militant i PD-s geadoheshe ne pozita kurse po qelloi i krahut tjeter ishe nganata qe te kap ligji, a nuk u veprua kesisoj edhe me te madhin Agolli nderkohe qe pikrisht ato vite kishte vend per kriminel si serbi fazlliq, a nuk eshte e njejta situate me vuqiqin dhe kriminel tjer serb qe kan vra e masakruar mijera shqiptar por edhe boshnjak e kroat dhe sot jan mente fashurit e europes kurse çlirimtaret kosovar i ke ne burg, njejt eshte edhe me kriminelin beleri pa qene i tille as qe do ishte i perkrahur nga greqia dhe si te tille do ta duartrokasi europa,prandaj jam me Ty se ky ligj duhet hudhur ne mbeturina sepse zbatohet me dy standarde.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?