Juristi Kreshnik Spahiu, tha se PD nuk do t’i bojkotojë zgjedhje e pjesshme.
Ai tha se, PD do të hyjë në zgjedhje sa kohë që nuk ka një deklaratë nga SHBA që të mos pranojë dekretin e presidentit.
‘Harrojeni se do të jenë zgjedhjet vetëm me PS. Sa kohë po kalon mbrëmja edhe s’ka një prononcim kundër dekretit të presidentit, harrojeni. E vetmja shpresë që shpreson PD është ndonjë mesazh nga administrata amerikane e Trump, që mund të bëjë diçka pro tyre. Nëse amerikanët i pranojnë zgjedhjet harrojeni se PD mund të shkojë drejt bojkotit. E kanë emrin të qartë se kush do të kandidojë, Berisha do ta shpalli emrin dhe këta do ta dëgjojnë në konferencë shtypi se kush do të jetë', tha ai.
Lajmi kryesor:
Spahiu: Zgjedhjet në Tiranë, mund të pezullohen vetëm me vendim të Gjykatës Kushtetuese
S.B/A.A/ReportTv.al
