Spahiu: PD pengesë kryesore për rrëzimin e qeverisë dhe shkatërron partitë e reja për monopol opozitar

27 Korrik, 12:49| Përditesimi: 27 Korrik, 15:19

  • Share

Juristi Kreshnik Spahiu thotë Partia Demokratike është bërë pengesa kryesore për rrëzimin e qeverisë. Në një intervistë për Report Tv, juristi u shpreh se për të mbajtur monopolin opozita PD po shkatërron partitë e vogla.

‘PD është bërë pengesa kryesore për rrotacionin politik. Për këtë arsye të gjitha partitë e tjera duhet të bëhen bashkë, nga Lapaj, te Nisma Thurja, Arlind Qori dhe vetë Basha me partinë e re. Të gjitha partitë duhet të bëhen bashkë të kundërshtojnë këtë pazar politik në GJK se përndryshe janë të vdekura. Ndërmjet të tjerave marrëveshja Rama-Berisha ka shkatërruar partitë e reja dhe mundësitë për të krijuar një pol të tretë.

Duke mbyllur listat partitë e reja nuk mund të bashkëpunojnë për koalicion pasi duhet një listë e përbashkët. Debate kryesore me partitë e vogla, që synojnë të jenë kundër, do të do të lindi në renditjen e listës. Tani me ligjin e para 4 viteve, u hoq mundësia e koalicioneve dhe të gjithë do të kenë një logo partie. Me një gur kanë vrarë dy zogj, kanë siguruar pushtetin e tyre dhe kanë shkatërruar partitë e vogla. Këta bëjnë një lojë me njëri tjetrin ku kanë shkatërruar pluralizmin dhe kanë vrarë garën.’- tha Spahiu.


Lajmi kryesor:

Spahiu: Teatër komik! Rama ka marrë peng Berishën dhe e përdor si gogol për të trembur amerikanët


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?