Juristi Kreshnik Spahiu thotë se atentati ndaj Donald Trump është i pari në historinë e një kandidati për president. Në një intervistë për Report Tv Spahiu e cilësoi si ngjarje shumë të rëndë sulmin dhe tha se është një ngjarje e rëndë dhe për demokracinë.
‘Në radhë të parë do të doja të specifikoja se ndryshe nga kronologjia historike që po i bëjnë mediat sot nuk është goditur sërish presidenti i SHBA-së pro për herë të parë është goditur një kandidat për të qenë president, dhe kjo është dy herë më e rëndë. Sot është goditur një rival politik regjimit politik. Një rival politik në opozitë i cili pretendon për të rrëzuar presidentin në fuqi. Kjo është një ngjarje e rëndë për demokracinë amerikane.'- tha Spahiu.
Lajmi kryesor:
Spahiu në Report Tv: Opinioni ishte mbarsur me urrejtje që: Trumpin e mundin vetëm po e vranë
M.Q./E.H/ReportTv.al