Juristi Kreshnik Spahiu teksa u ndal tek rritja e taksave për shtëpitë e dyta, ai tha se kjo do të rrisë qirat e banesave.
‘Kroacia që është një nga perlat e Europës janë gjysmë milioni qe janë larguar sepse e gjithë vija bregdetare është bërë e pajetueshme sepse është për turizëm elitar edhe Shqipëria do të bëhet për një pjesë të shqiptarëve si është bërë jugu. Por edhe çmimi i banesave do të rrihet. Në Spanjë edhe disa vende të tjera kanë ndaluar blerjen e shtetasve të huaj të pasurive të paluajtshme dhe nëse kjo s’do të frenohet do të vijë një moment që shqiptarët nuk do të blejnë dot më një banesë.
Rritja e taksës për shtëpitë e dyta dhe thonë se do ti detyrojë pronarët që ti shesin ato, por kjo do të rris qiranë. Ata që kanë mundësi që ta paguajnë 500 mijë, paguajnë edhe 1 mln, por do ja vendosin në faturë atyre që do ja japin me qira. Do të vij një moment që bukuritë që na ka fal zoti po i shkatërrojmë me politikën e gabuar. Dhe po ta vësh re pa kaluar tek evazioni fiskal, kush të jep faturë tatimore në bregdet, asnjëri. Këta jo territorin e kanë jashtë kontrollit por edhe biznesin e kanë jashtë kontrollit', tha ai.
Lajmi kryesor:
Ironia e Spahiut: Ndërtuan në Theth mbi premtimin e Ramës! Po sikur të kishte fituar Berisha?
S.B/A.A/ReportTv.al
