Kronikë

Spahiu: PS duhet të dërgojë shkarkimin e Erion Veliajt në Gjykatë Kushtetuese për interpretim

22 Shtator, 21:30| Përditesimi: 22 Shtator, 23:00

  • Share

Ditën e nesërme, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak ku do të diskutohet për shkarkimin e Erion Veliajt.

Lidhur me këtë juristi Kreshnik Spahiu, në një lidhje skype për emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’, tha se Partia Socialiste duhet që ta dërgonte çështjen për Erion Veliajn në Gjykatë Kushtetuese për interpretim.

‘Qeveritë e ndryshme kanë mbajtur standarde të ndryshme, për njerëz të ndryshëm për raste të ngjashme përfshirë edhe Partinë Socialiste. Nëse shkarkimi do të bëhet për mungese të paarsyeshme në bashki, ne kemi rastin e ish-kryeministrit Berisha që nuk shkoj në Parlament kur ishte në arrest shtëpie. Por uën mendoj dhe do ti sugjeroja PS edhe për shkak se e ka njeriun më të votuar në PS duhet të dërgoj shkarkimin e Erion Veliajt në Gjykatë Kushtetuese për interpretim. Sepse është e padenjë që Veliaj të çoi në gjykatë kushtuese për një vendim të paligjshëm’, tha ai.

 

Ora 22:35
Spahiu: Opozita lufton të rrëzojë ‘Diellën’, ndërkohë që Rama gatuan ndryshime kushtetuese

 

Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar edhe senacën e fundit në Kuvend ku u miratuar programi qeverisës i PS. Ai tha se opozita merret me Diellën, ndërkohë që kryeministri Edi Rama përgatit ndryshime kushtetuese.

‘Ajo që ka ndodhur ka qenë një skenar i përcaktuar që të shoqërohet me improvizimin e një problemi mediatik për të sfumuar problemet madhore që po kalon Shqipëria. Ka 10 ditë që të gjithë merren me Diellën, dhe ajo është për të mbuluar dy problematika të mëdha e para me shkarkimin e Veliajt dhe dyta me një strategji për ndryshime kushtuese dhe ligjore dhe viktimë e këtij skenari ka rënë edhe opozita dy ditë më parë në kuvend ëë nuk u përmbajt. Aty ishte lënë për provokim ‘Diella’ dhe aty u krijuan përplasje. Opozita s’ka një qasje se si do të vijë në pushtet', tha ai.

S.B/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mbrojtja për kreun e SPAK zgjatet deri në 3 vite pas mbylljes së mandatit, si ju duket?