Kreshnik Spahiu

Politikë

Spahiu: Pse duhet paguajnë amerikanët, për fusha basketbolli në Shqipëri? Trump bëri mirë që bllokoi

30 Janar, 21:49| Përditesimi: 30 Janar, 21:51

  • Share

1738270219_spahiu.jpg

Kreshnik Spahiu komentoi bllokimin që Donald Trump i bëri fondeve amerikane për vendet e huaja.

Për Spahiu, presidenti i SHBA bëri mirë që bllokoi këto fonde, pasi miliona para shkojnë për gjëra që nuk i hyjnë në punë taksapaguesve amerikanë.

'SPAK në një det të madh me para, i ka 100% nga taksapaguesit shqiptarë. Taksapaguesit amerikanë paguajnë zero për SPAK. janë ndihmë në konferenca, paguhet bileta. Nëse rikthehen fondet, qoftë dhe 1% do kthehen për SPAK. SHIK, prokuroria, gjykata konsiderohen partnere, kundër terrorizmit, korrupsionit. Janë prioritete të SHBA. I mbajnë për interesa të tyre. Pse i duhet taksapaguesit amerikanë të paguajnë për basketbollin në Shqipëri', tha Spahiu.


Lajmi kryesor:

Ironia e Spahiut/ 180 shtete po ankohen tek Trump: Pse për inat të SPAK bllokove dollarët e gjithë botës?


G.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?