Kreshnik Spahiu

Spahiu publikon faktet dhe 'godet në plagë' PD-në: 100% e themeluesve të 1990-ës janë hequr nga listat e janë lënë rrugëve! Ja pse opozita s’vjen dot në pushtet (DOKUMENTET)

13 Tetor 2020, 10:05| Përditesimi: 13 Tetor 2020, 10:44

  • Share

Ish-kreu i “Aleancës Kuqezi”, Kreshnik Spahiu ka publikuar disa fakte, të cilat sipas tij tregojnë se 100% e themeluesve të Partisë Demokratike nga 1990-ta janë hequr nga listat për deputet dhe janë lënë rrugëve.

Nga këto 335 themelues të publikuar në dokumenta, i vetmi që ka mbetur në PD, siç shkruan Spahiu, është ish-kryeministri Sali Berisha, të cilin e quan "ekzekutor".

Sipas Spahiut arsyeja pse PD nuk vjen dot në pushtet, është sepse gjithë figurat potenciale dhe me forcë vote, lobojnë pa zhurmë dhe me të drejtë kundër “krye-tradhtarit”.

"FAKTE EKSKLUZIVE: 100% e themeluesve të Partisë Demokratike 1990 janë hequr nga listat për deputet dhe janë lënë rrugve!

Sigurisht ka mbetur vetëm një person, ekzekutori dhe quhet: Sali Berisha! Lexoni listën me 335 themeluesit e nxjerrë nga arkiva

Ja pse opozita s’vjen dot në pushtet sepse gjithë figurat potenciale dhe me forcë vote, lobojnë pa zhurmë dhe me të drejtë kundër “krye-tradhtarit”, shkruan Spahiu në "facebook", krahas fotove me ermat e themeluesëve

 

Komento

Komente

  • tironci: 14/10/2020 12:18

    Po ske faj o bukshkale se prej pd u bone kryetar kld dhe mershe 300-400 mij euro per transferim gjygjtaresh u bone miliarder bashke me shokun tat bamir muti dhe tashti e shani, do vij do vij rri i qete, se cdo gjo ka i fillim e i marim o mtrq dakort???

    Përgjigju
  • O tej: 13/10/2020 14:14

    PD do vije ne pushtet me 36 gusht kur te piqen rrusht dhe do mare ate te Noc RROKUT

    Përgjigju
  • Prela: 13/10/2020 14:11

    O niku i mabrive lejet e u ktheve pare. Le dhe mjekren e vure syze qe te mos njihesh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?